Nuk shkoi në stërvitje me Audi, Bayern gjobit me 50 mijë euro sulmuesin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Skuadra e Bayern Munchin ka gjobitur me 50 mijë euro sulmuesin francez, Kingsley Coman, pasi ka shkuar në stërvitje me një McLaren dhe jo me një Audi, që është edhe sponsori kryesor i klubit bavarez.

Ky lajm është bërë publik nga gazeta “Bild”, e cila ka përfshirë në raportim edhe dëshminë e vetë 23-vjeçarit të Kombëtares së Francës, që i ka kërkuar ndjesë klubit.

“Bëra një gabim dhe e kuptoj këtë”,-ka thënë këtë duke shtuar se nuk mund të drejtonte Audin për shkak të një dëmi në një nga pasqyrat

Duhet theksuar se kompania gjermane ka 8.33% të kapitalit të Bayern-it dhe së fundmi ka firmosur një tjetër kontratë partneriteti të vlefshme deri në vitin e 2029 dhe që do të sjellë 800 milionë euro për skudarën gjermane./Fjala.al/

Të fundit

“Pse tani e jo më parë?”, Rama u përgjigjet qytetarëve

Kryeministri Edi Rama do rikthejë rubrikën “Sy m’sy” nga dita e nersërme, për të bashkëbiseduar në rrjetet sociale direkt...

Shkodra liron trotuaret, shkodranët mirëpresin lirimin e hapësirave

Në Shkodër ka nisur aksioni për lirimin e hapësirave publike, i cili është mirëpritur nga qytetarët. Ata theksojnë se ndërhyrja është e vonuar, pasi trotuaret...

Alarm në Izrael, Benjamin Netanyahu helmohet nga ushqimi

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, është helmuar nga ushqimi. Kështu njoftoi sot Zyra e Shtypit të Kryeministrit të Izraelit. Netanyahu do të vazhdojë të kryejë...

Indonezi/ Merr flakë anija me 280 pasagjerë, 3 viktima

Një anije me 280 pasagjerë në bord u përfshi nga flakët, në provincën e Sulawesit Verior, në Indonezi. Të paktën tre persona vdiqën, sipas raporteve...

“Dua poezi, por jo pa njerëzi”. Egla Ceno i kthen reston Mimoza Ahmetit

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ishte e ftuar mbrëmë në ‘’Goca dhe Gra’’ dhe dukej qartë që nuk kishte ndonjë simpati të madhe për Egla Cenon....

Lajme të tjera

Web TV