OBSH ngre alarmin: Në këtë shtet Covid-19 mund të vrasë të paktën 300.000 persona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni Ekonomik i Kombeve të Bashkuara për Afrikën ka ngritur alarmin se në këtë vend virusi mund të vrasë të paktën 300,000 afrikanë dhe rrezikon të përballë me varfëri ekstreme 29 milionë të tjerë.

Deri më tani, 54 shtetet e Afrikës kanë raportuar më pak se 20,000 raste të prekura me sëmundjen Covid-19 që shkakton koronavirusi.

Mirëpo Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se në tre deri në gjashtë muaj, Afrika do të mund të përballet me 10 milionë të infektuar.

“Për të mbrojtur përparimin tonë të përbashkët, nevojitet një rrjet i burimeve shëndetësore dhe shoqërore në vlerë të 100 miliardë dollarëvë”, është thënë në raportin e kësaj Agjencie.

Agjencia ka modeluar katër skenare, të bazuara në nivelin e masave parandaluese të virusit, të prezantuara nga Qeveritë afrikane.

Në rast të mungesës së intervenimit në studim është thënë se 1.2 miliard afrikanë do të infektohen, derisa 3.3 milionë të tjerë do të vdesin këtë vit.
Afrika llogaritet se ka 1.3 miliard banorë.

Ndërkohë, në botë numërohen mbi 2 milionë të infektuar më Covid-19.

Të fundit

“Shkelzeni te…”/ Gazetari: Ju tregoj videon me të cilën Meta shantazhon Berishën!

Gazetari Adriatik Doçi i ftuar në emision foli për proceset gjyqësore të hapura ndaj kreut të PL-së, Ilir Metës,...

John Terry: “Mourinho na tmerroi fillimisht, por na tregoi që ishte gjeni”

John Terry, ish-futbollist dhe kapiten i Chelsea-t kujtoi sezonin e parë të José Mourinhos në klubin londinez, duke rrëfyer se lojtarët ishin “të tmerruar”...

Bardhit i përgjigjet Ramës: Do ta kuptojë shumë shpejt nëse kam bërë kallëzim në SPAK

Reagimi i plotë i Gazment Bardhit Nëse Edi Rama do të kuptonte nga ligji, Shqipëria do të ishte një vend më i mirë, dhe nuk...

Bluzat e bardha në zi/ Mbyll sytë përgjithmonë mjeku i njohur (Emri+Foto)

Mjekët e Spitalit Universitar të Traumës janë përballur me një lajm të trishtë, atë të ndarjes nga jeta të kolegut të tyre Krios Beqaraj. Lajmi...

PL prezanton programin për Bujqësinë, Meta: Shqipëria do jetë fuqi eksportuese

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta së bashku me Sekretarin për Çështjet e Bujqësisë, Edmond Panariti kanë prezantuar Programin e PL për Bujqësinë,...

Lajme të tjera

Web TV