Çmimi i pajisjeve mjekësore/PD nuk heq dorë: Qeveria të nxjerrë kontratën

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Pasi reagimit të Ministrisë së Shëndetësisë se është e hapur për çdo hetim sa i përket akuzave të opozitës se ka blerë pajisjet mjekësore ndaj koronavirusit, Partia Demokratike i kërkon që ministria të bëjë publike kontratën e blerjes së këtyre pajisjeve.

Partia Demokratike i shtron qeverisë edhe katër pyetje lidhur me çështjen në fjalë.

A bleu qeveria 178 mijë maska me 8 mijë lekë copën, kur në farmaci ato kushtojnë 4 mijë lekë?

A bleu qeveria veshje spitalore me 28 euro, kur në treg kushtojnë gati 3 herë më pak, 9.6 euro?

A bleu qeveria, mbrojtëse për sytë me dyfishin e çmimit të tregut, nga 2.9 euro i bleu me 6 euro copën?

A i bleu qeveria edhe maskat spitalore me çmime të dyfishuara, nga 3.8 euro që janë në treg me 8 euro?”, shkruan PD.

Qytetarët presin përgjigje për këto pyetje. Ata nuk duan të dëgjojnë akuza dhe sulme banale politike, por kërkojnë të vërtetën e kontratave që qeveria i ka klasifikuar si sekret shtetëror. Në vend të fjalëve boshe, Edi Rama duhet të bëjë diçka fare të thjeshtë: të publikojë kontratën e blerjes së këtyre materialeve! Pastaj qytetarët gjykojnë vetë kush thotë të vërtetën dhe kush vjedh”, përfundon reagimi i selisë blu.


Të fundit

Belgjika nuk ndalet, triumfon thellë ndaj Rusisë! Lukaku shënon dy gola

Pas një pasditeje të turbulluar dhe tronditëse për botën e futbollit për shkak të gjendjes së Christian Eriksen, dita...

U arrestua sot për trafik droge në Sarandë/ Zbulohet kush është efektivi i “Shqiponjave” (Emri/ Foto)

Sot, Drejtoria e Policisë së Shtetit ndërmori një operacion në Sarandë, duke arrestuar një efektiv policie. Në prangat e policisë ka rënë shtetasi Lavdosh Metaj....

Greqia vazhdon politikën diskriminuese ndaj Shqipërisë, shtyn sërish hapjen e kufirit

Greqia ka vendosur që të shtyjë masat për hapjen e kufirit me Shqipërinë deri më 21 qershor. Ndërkohë pritet që nga dita e hënë 14...

Kardiologu i njohur zbulon: Ja çfarë mund t’i ketë ndodhur Eriksen-it

Christian Eriksen i shtrirë në barin e stadiumit të Kopenhagen me të gjithë shokët e tij të skuadrës duke formuar një rreth, ka qenë...

Emocionuese/ Lukaku shënon gol dhe ja dedikon Eriksenit: Chris, të dua! (Video)

Romelu Lukaku ka shënuar që në 10 minutat e para të ndeshjes ndaj Rusisë, ku Belgjika po kryeson aktualisht 2-0. Bomberi belg realizoi në minutën...

Lajme të tjera

Web TV