Luc Montagnier, fitues i çmimit Nobel në Mjekësi mbështet hipotezën se Covid-19 nuk ka arthur nga kafshët. Kjo hipotezë hedh dyshimet se në laboratorët e Wuhanit janë bërë eksperimente për vaksinën e HIV por diçka ka shkuar keq.
“Laboratori i Wuhan është i specializuar për trajtimin e koronaviruseve që nga vitit 2000. Ata kanë ekspertizën në këtë fushë. Brenda atij ambienti kanë ‘luajtur’ nxënësit e magjistratit. Kanë futur sekuencën e HIV në gjenomin e koronavirusit në përpjekje për të krijuar vaksinën e HIV. Prandaj koronavirusi i ri është një virus i dalë nga laboratori kinez”, pohoi fituesi i Nobelit në Mjekësi n vitin 2008, Luc Montagnier.
Ky pretendim është përkrahur edhe nga matematicieni Claude Perres.
Fituesi i Nobelit në Mjekësi tha se historia se virus ka arthur nga kafshët është një legjendë e bukur por e pamundur.
Ky pretendim forcon dyshimet e shprehura edhe në një deklaratë të presidentit francez Emmanuel Macron ku ka thënë: Disa gjëra kanë ndodhur atje që ne nuk i dimë.
Kjo gjë po hetohet edhe nga shteti Amerikan.