Janë rritur sërish shifrat e personave të prekur nga koronavirusi në vendin tonë, duke e çuar totalin në 562 raste.
Vetëm në 24 orët e fundit janë idetifikuar 14 raste të reja, të cilat kanë zgjeruar akoma në tej numrin e të prekurve në Tiranë, Krujë e Shkodër.
7 raste të reja janë regjistruar në Krujë, 5 në Tiranë dhe 2 në Shkodër.
Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se gjatë 24 orëve të fundit, 12 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 314.
Momentalisht në Shqipëri janë 222 persona të infektuar aktivë dhe siç shihet, numri i të shëruarve është më i lartë, dhe kjo tendencë tashmë vazhdon pa luhatje prej më shumë se një jave. Ndërsa deri më tani 26 qytetarë kanë humbur jetët pasi nuk ia kanë dalë të fitojnë luftën me sëmundjen e rrezikshme./Fjala.al/