I siguroi kontratë qiraje Orges Bilbilit, ja kush është 21-vjeçarja e shpallur në kërkim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I shpallur në kërkim për një sërë ngjarjesh kriminale, i skeduar për masakrën e Lushnjes, atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja e të tjera episode, 30-vjeçari Orges Bilbili ia doli të fshihej për një kohë të gjatë në kryeqytet. Burime nga grupi hetimor pohuan për Dosja.al se Bilbili dyshohet se ka mbi 6 muaj që fshihet në Tiranë, e bashkëjetuesit e tij kanë qenë të ndryshëm. Por kush ia siguroi kontratën për të jetuar në apartamentin numër.21 në rrugën  “Sitki Çiço” në Tiranë, njërit prej njerëzve më të shumëkërkuar në Shqipëri?

Po të njëjtat burime, pohuan se kontrata e qirasë së apartamentit ku jetonte Bilbili, kishte si qiramarrëse një vajzë 21-vjeçare. E reja, me inicialet J.Xh, e shpallur në kërkim tashmë, sipas të dhënave që janë siguruar nga grupi hetimor, rezulton se është një mikeshë e afërt e familjes Rraja. Konkretisht, e Ramazanit, nipit të Rrahman Rrajës. Fisi Rraja u kthye në qendër të opinionin publik pas “Skandalit Xhisiela”.

Gjurma e fundit e Ramazanit në media, ishte disa muaj më parë kur dhunoi një grua në ambientet e QSUT. Pas tij, një tjetër protagonist i fisit Rraja ra në prangat e Policisë. Ai është Redjan Rraja, i arrestuar për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, ngjarje ku dyshohet se është përfshirë edhe Bilbili. Janë një sërë ngjarjesh që sipas organeve hetimore lidhin Orges Bilbilin me të tjerë të fortë të vendit, por pritet që nga ekzaminimi i mundshëm i telefonit të dalin të tjera fakte në dritë. Bilbili u arrestua rastësisht nga një efektiv i repartit Shqiponja, ndërsa një sërë operacionesh nga FNSH-ja dhe RENEA në Lushnje kanë dështuar.

Të fundit

VIDEO/ Çmenduria në Tiranë, hyn kundravajtje, dhunon shoferin tjetër që s’i hapte rrugën

TIRANË – Një sherr ka ndodhur ditën e djeshme në në rrugën “Teodor Keko” në lagjen Astir, ku një shofer...

Arrestimi i ish-drejtorëve të Bashkisë Tiranë/ Zbardhet skema: Si u fituan 11 tendera…

Gazetarja Anila Hoxha, në një lidhje direkte për “Top Story” ka shpjeguar sesi u abuzua me 11 tendera të fituara nga kompania që ish-drejtorët...

Upss kaq ishte! Ndahet çifti i ‘Për’puthen’ Saide dhe Gerti

Gerti dhe Saide, në Ditën e të Dashuruarëve u deklaruan për njëri-tjetrin në emisionin ‘Për’puthen’. Nga disa kërkime të bëra në redaksinë tonë, kemi vënë...

Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 Korriku, ja sa do të jetë shtesa

Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga mesatare mujore bruto në sektorin...

Gazetari bën paralajmërimin e frikshëm: Serbia është gati të sulmojë Policinë e Kosovës

Gazetari Venhar Isufi tha në një intervistë televizive se grupi që po trajnohet nga xhandarmëria serbe në Rashkë janë një grup më profesional, me...

Lajme të tjera

Web TV