Barcelona drejt “rrënimit”/ Nga sherri Messi-Abidal te dorëheqja e Rousaud

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Skuadra e Barcelonës është gjendur këtë vit përballë një sërë skandalesh e sherresh të brendshme, të cilat duket se janë duke e rrënuar klubin katalanas dhe kanë shuar “shkëlqimin” që ishte arritur me shumë mund

Viti 2020 ka ardhur plot skandale për skuadrën e Barcelonës, e cila së fundmi është përballur dhe me dorëheqjen e 6 menaxherëve përfshirë këtu ish-Zv. Presidentin Emili Rousaud.

Pas skandalit që bëri publik faktin se klubi katalanas ka paguar “I3 Venture” me 1 milion euro për të sulmuar dhe prishur imazhin e yjeve e legjendave të skuadrës kundërshtarë të Presidentit Josep Maria Bartomeu, tashmë ish-pjesëtarë të Barçës kanë zbuluar detaje të tjera.

Ish-Zv. Presidenti i Barcelonës, pasi dha dorëheqjen ka qenë shumë më i qartë në deklaratat e tij ku insiston mbi korrupsionin brenda klubit dhe hedh akuza të forta në lidhje me çështjen e “13 Ventures”. “Unë mendoj se dikush ka arritur në kuti,” tha ai, megjithëse pa treguar emrin e askujt. Ajo që biznesmeni katalan mund të guxojë të pohojë është se “ka pasur një seri parregullsish” që i kanë penguar ata “të kërkojnë rrugën tjetër” përveç dorëheqjes, tha Rousaud për ‘El Món a RAC1’.

Më tej ai ka akuzuar Presidentin e Barçës, Josep Maria Bartomeun, se pas auditimit të bërë në lidhje me skandalin e “13 Venture” u kërkoi që 6 menaxherët në fjalë të japin dorëheqjen. “Me sa duket (Bartomeu) tashmë e di se çfarë thotë ai auditim dhe është me siguri është një nga faktorët pse ai na ftoi të japim dorëheqjen.”-deklaroi Rousaud. Këto akuza sollën më pas edhe kundërpërgjigjen e klubit katalanas, i cili kërcënoi ish-zv/presidentin se do të përballet me veprime juridike.  Dorëheqjen nga posti e kanë dhënë menaxherët Enric Tombas, Silvio Elias, Maria Teixidor, Josep Pont dhe Jordi Calsamiglia si dhe ish-Zv./Presidenti Emili Rousaud.

Lexo edhe :  U mposht nga Usyk, ish-kampioni i botës Tyson Fury njofton tërheqjen nga Boksi

Ndërkohë rikujtojmë se që në ditët e para të vitit 2020, Barça  gjend përpara përplasjeve e skandaleve. Përplasjet e brendshme Messi-Abidal nga ana tjetër tronditën fort themelet e klubit katalanas. Ndërsa Drejtori Sportiv fajësonte lojtarët për largimin e ish-trajnerit Ernesto Varverde, ylli i skuadrës i kërkoi Erik Abidal që të fliste me emra konkretë e të mos aludonte.

Këto përplasje dhe skandale ku përfshihet së fundmi dorëheqja e kandidatit të vazhdimësisë së Bartomeut, Rousaud dhe akuzat e tij ndaj klubit dhe drejtuesit aktual janë duke e zhytyr akoma më thellë Barçën në krizën që ka filluar në janar e që duket se ka për të zgjatur edhe për shumë kohë përpara. Barcelonës tashmë i duhet shumë punë që të rikthejë shkëlqimi dhe vëmendjen e të gjithëve të sukseset si skuadër./Fjala.al/Katerina Tafa/

 

Të fundit

Edhe sa mund ta shpërfillë Albin Kurti Prokurorinë Speciale?

Nga Mimoza Sadiku   Muajin e kaluar, Prokuroria Speciale e ftoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, që të paraqitet në cilësinë...

Deputetët të deklarojnë kush përdor Sky ECC

Deputetët e Partisë Demokratike kanë propozuar një nismë që kërkon vetëdeklarimin e deputetëve dhe ministrave për përdorimin e platformës Sky ECC, pas akuzave publike...

Rama: Regjistrohuni për të votuar në zgjedhjet e 11 majit 2025

Kryeministri Edi Rama ka bërë një dalje për median ku ju ka kërkuar emigrantëve që të regjistrohen për të marrë pjesë në zgjedhjet e...

Mundësi të shkëlqyera për sukses…Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Të shtunën dita premton të jetë pozitive, me Marsin që ju jep energji dhe vendosmëri. Në dashuri...

Lajme të tjera

Web TV