42 ekspertë japin alarmin: Ja çfarë na pret pas koronavirusit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

42 ekspertë më të njohur në fushat e tyre kanë ngritur alarmin mbi atë që e pret botën pas koronavirusit.

Në një studim të botuar në revistën Lancet Psychiatry, ekspertët shpjegojnë se pas pandemisë së koronavirusit bota do të përballet me probleme të mëdha ekonomike, social-psikologjike dhe njerëzit do të shkojnë deri në vetëvrasje.

Sipas tyre, pasi të ketë kaluar faza akute e urgjencës së koronavirusit, bota do të përballet me një pandemi tjetër, por këtë herë do të jetë pandemi e problemeve mendore si pasojë e koronavirusit.

Ky është konstatimi që bëjnë ekspertët, të cilët studimin e tyre e kanë botuar në revistën Lancet Psychiatry.

Të 42 ekspertët botërorë formuan “Bashkëpunimin Ndërkombëtar të Kërkimeve të Parandalimit të Vetëvrasjeve Covid-19”.

Për studiuesit, bota është në kohë për të marrë masa që të shmanget ose zvogëlohet rreziku që na pret, transmeton TGCOM24.  

Artikulli studimor identifikon tetë faktorë psikologjikë, socialë dhe ekonomikë që lidhen me pandeminë që mund të rrisin rrezikun e vetëvrasjes nga shqetësimet financiare deri te dhuna në familje dhe përdorimi i shtuar i alkoolit. (Klikoni këtu për të lexuar studimin e plotë)

Sipas tyre, duhet të merren masa dhe veprime konkrete për të luftuar efektet e koronavirusit, nga mbështetja psikologjike për të papunët apo të prekurit ndoshta përmes komunikimeve në video.

Ekspertët tregojnë se ka njerëz që vuajnë nga probleme psikiatrike dhe të tjerë që nuk kanë përjetuar kurrë simptoma.

Kjo është një situatë që nuk është parë kurrë më parë – shkruajnë autorët, të koordinuar nga David Gunnell i Universitetit të Bristol -. Pandemia do të shkaktojë stres dhe do të prekë shumë njerëz.

Lexo edhe :  10 seriale në Netflix, që ia vlen t’i shohësh

Pasojat për shëndetin mendor – shtojnë ata – me siguri do të qëndrojnë për një kohë të gjatë dhe do të arrijnë kulmin shumë më vonë sesa pandemia aktuale. Megjithatë, hulumtimi dhe përvojat e strategjive kombëtare na japin një bazë të fortë për parandalimin. Rritja e vetëvrasjeve nuk është e pashmangshme, por masat duhet të merren menjëherë”./Përshtati nga TGCOM24, për Fjala.al, B. Quku/

Të fundit

Zona e lirë ekonomike/ Në Tiranë po ndërtohet “TEDA”, 7 mijë vende të reja pune

Tirana është bashkia e parë që krijon një zonë të lirë ekonomike Bashkia e kryeqytetit dhe Ministria e Ekonomisë, Kulturës...

Rasti “Meta”, Vojo dhe urgjenca e Ligjit për Partitë Politike

Nga Ben Andoni Ish-presidenti i vendit Ilir Meta, kryetar dhe së shpejti mëtuesi kryesor për president i PL-së, një partie realizuar për pak orë, ngritur...

PS tre mandate në pushtet, i dërguari i SHBA: Me kënaqësi presim zgjedhjet e ardhshme

I ngarkuari me punë i SHBA në Tiranë, David Wisner gjatë një interviste për ”Zërin e Amerikës”, tha se qëndrimi për Sali Berishën nuk...

Pija “magjike” që ka bërë bujë! Gratë dëshmojnë se duken më të reja pas konsumit të saj

Një pije u bë virale së fundmi dhe një numër i madh grash pohuan se kishin vënë re që pas konsumimit të këtij lëngu...

“Përse u shenjëstrua Dumani?”/ Ja si përgjigjet analisti i njohur

Në një intervistë në një emision televiziv, analisti Arben Meçe, analizoi deklaratat e kreut të Partisë së Lirisë, dhe akuzat e tij të forta...

Lajme të tjera

Web TV