COVID-19/ Kryeministrja e Zelandës së Re, liderja më efektive në planet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Stili i udhëheqjes së Jacinda Ardern, i përqendruar tek empatia, nuk lidhet vetëm me njerëzit e vendit të saj; po e drejton Zelandën e Re në rrugën e duhur për sukses kundër koronavirusit

Pandemia e koronavirusit mund të jetë testi më i madh i udhëheqjes politike që bota ka dëshmuar ndonjëherë. Të gjithë liderët në planet po përballen me të njëjtin kërcënim potencial. Ndërkohë, po reagojnë ndryshe.

Kancelarja gjermane Angela Merkel po përqafon shkencën. Presidenti Brazilian Jair Bolsonaro po e kundërshton atë. Udhëzimet e përditshme të presidentit amerikan Donald Trump s’janë veçse një spektakël rrethanor, ndërsa kryeministri indian Narendra Modi nuk po mban asnjë konferencë të rregullt, edhe pse ka bllokuar 1.3 miliardë njerëz.

Jacinda Ardern, kryeministrja 39-vjeçare e Zelandës së Re, po bën një rrugë të vetën. Stili i saj i udhëheqjes është i përqëndruar tek empatia, ndonëse kriza aktuale është në vetvete e atillë që i shtyn njerëzit të kujdesen për veten e tyre. Mesazhet e saj janë të qarta, të qendrueshme dhe njëkohësisht kthjelluese dhe qetësuese. Dhe qasja e saj nuk është thjesht të lidhet me  qytetarët vetëm në nivelin emocional. Por, po punon gjithashtu shumë mirë.

“Njerëzit mendojnë se Arden nuk është predikuese, por suportuese”, tha Helen Clark, kryeministrja e Zelandës së Re nga 1999 deri në 2008. (Arden, anëtare e Partisë së Punës, u përfshi në politikë duke punuar për Clark gjatë kohës kur kjo e fundit ishte kryeministre) “ Pavarësisht se nuk mund t’i kuptojnë veprimet e qeverisë, ata mund të mendojnë gjithashtu se Arden u ruan kurdoherë shpinën. Ka një nivel të lartë besimi tek ajo pikërisht për shkak të empatisë që posedon.” “Ajo është një komunikuese”, shtoi Clark. “Kjo është lloji i krizës që do t’i formësojë ose shkatërrojë udhëheqësit. Jacinda i përket padyshim kategorisë së parë.”

Një nga risitë e Arden kanë qenë bisedat e shpeshta në Facebook Live, që arrijnë të jenë edhe informale dhe informuese. Gjatë një komunikimi të tillë në fund të marsit, kur Zelanda e Re po përgatitej për  mbyllje (lockdown), ajo u shfaq në shtëpi e veshur me një bluzë sportive ( porsa kishte vendosur të bijën në shtrat për të fjetur, sikundër tregoi edhe vetë), për të ofruar udhëzimet e duhura. Ajo prezantoi koncepte të dobishme, si për shembull “duke vepruar si të prekur nga Covid-19” për veten dhe njëkohësisht për  të tjerët”. Ajo justifikoi politika të ashpra me shembuj praktikë: Njerëzve u duhej të qendronin lokal, sepse çka nëse ata udhëtonin në ndonjë destinacion të largët dhe makina e tyre prishej? Ajo tha se si prind që është e kupton mjaft mirë vështirësinë e shmangies së terreneve të lojrave, por virusi mund të jetojë në sipërfaqe për 72 orë.“Mbyllja mund të zgjasë për disa javë”, tha Arden, duke shtuar se rastet mund të rriten pavarësisht faktit se qytetarët janë izoluar në shtëpitë e tyre. “Për shkak të sjelljes së koronavirusit, ne nuk do t’i shohim përfitimet pozitive të të gjitha përpjekjeve për izolim, për të paktën 10 ditë”, tha ajo.

Në një bisedë të fundit në Facebook Live, një nga punonjësit e Arden u fut në zyrën e saj për të shpjeguar hollësishëm se si do të dukej jeta pasi qeveria të lehtësonte masat e marra. “Oh,shikoni, është Leroy!”, tha ajo me zë të lartë, duke siguruar kështu shikuesit se ai ishte pjesë e qenësishme e flluskës së saj të punës. Sakaq, një lodër fëmijësh ishte e dukshme pikërisht pas tryezës së saj. Skena dukej e përshtatshme për një epokë në të cilën puna dhe jeta po përplasen vazhdimisht.

Ardern zhvillon më shumë konferenca ditore më zyrtare dhe konvencionale me zyrtarë të tjerë të lartë dhe gazetarë. E megjithatë, nuk mungojnë qendrimet e saj personale. “Trump njofton dhe komunikon vazhdimisht me  qytetarët e vendit të tij, por kjo është një lloj shfaqje tjetër”, tha Clark. “Në asnjë rast Jacinda nuk ka sulmuar një gazetar për pyetje”, vuri në dukje ajo, duke iu referuar tiradave të përsëritura të presidentit amerikan kundër gazetarëve. ( Kur një reporter harroi pyetjen e tij pasi u thirr në një konferencë të kohëve të fundit, Ardern i tha atij me shaka se ajo ishte e shqetësuar se nuk po flinte sa duhet.)

“Ajo nuk shkel në dezinformata; ajo nuk fajëson; ajo përpiqet të menaxhojë pritshmëritë e të gjithëve në të njëjtën kohë”, shprehet Van Jackson, një studiues i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin Viktoria të Uellingtonit.”

Lexo edhe :  23 Mars 1935/ Aleksandër Moisiu, gjeniu shqiptar i aktrimit

Stili i Ardern do të ishte interesant- një lidere botërore me rroba të thjeshta duke biseduar rastësisht me miliona njerëz. Dhe asgjë më shumë, nëse nuk do të ishte për faktin se qasja e saj është çiftuar me politikat që kanë prodhuar rezultate reale, udhëheqëse botërore.

Që nga marsi, Zelanda e Re ka qenë unike në krijimin e një qëllimi kombëtar jo vetëm për të rrafshuar kurbën e rasteve të koronavirusit, siç kanë synuar të bëjnë shumica e vendeve të tjera. Ajo është në rrugën e duhur për të eleminuar plotësisht virusin. Sistemi shëndetësor nuk ka qenë i mbingarkuar dhe testimi i Covid-19 është mjaft i përhapur. Si një koleksion ishujsh relativisht të izoluar në fund të Paqësorit të Jugut, Zelanda e Re është në një pozitë të favorshme për të shuar virusin. “Për shkak se kemi pasur shumë pak raste me koronavirus, ne mund të punojmë fare mirë për një strategji eleminimi”, tha Clark. “Padyshim që është një avantazh të gjendesh në periferi të botës, sepse ke shansin të shohësh se çfarë qarkullon nga jashtë.”

Zelanda e Re imponoi një bllokim kombëtar shumë më herët sesa vendet e tjera, dhe ndaloi udhëtarët nga Kina në fillim të shkurtit. Këto masa u morën përpara se Zelanda e Re të kishte regjistruar një rast të vetëm të virusit. Ajo mbylli kufijtë e saj për të gjithë jorezidentët në mes të marsit, kur kishte vetëm pak raste me koronavirus.

Michael Baker dhe Nick Wilson, dy nga ekspertët më të mirë të shëndetit publik të Zelandës së Re,shkruan javën e kaluar se ndërsa strategjia ambicioze e vendit mund të dështojë, ndërhyrja e hershme u bleu zyrtarëve kohë për të zhvilluar masa që mund t’i jepnin fund transmetimit të koronavirusit, siç është karantinimi rigoroz në kufijtë e vendit, zgjerimi i testimit Covid-19 dhe gjurmimit të kontaktit.

Jackson, studiues i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, tha se vendimi i qeverisë së Ardernit për të zbuluar sistemin e tij të alarmit me katër nivele (u zhvendos në nivelin 4 në fund të marsit) në fillim të krizës “ishte i shkëlqyeshëm për të na përgatitur psikologjikisht për hapa seriozë”, një model që “nuk mund të jetë më shumë ndryshe nga qasja e Trump ‘Çfarë do të bëj sot?’”

Suksesi, natyrisht, nuk është si rrjedhojë e gjithçkaje që bën Ardern; është gjithashtu produkt i një përpjekjeje mbresëlënëse kolektive nga institucionet e shëndetit publik, politikanët e opozitës dhe i Zelandës së Re si një e tërë. Megjithëse qeveria ka zbuluar shumë masa stimuluese ekonomike, disa politikanë opozitarë dhe ekspertë të shëndetit publik kërkojnë tani që bllokimi, i cili mund të lehtësohet këtë javë, të përsëritet edhe më tej. Ata akuzojnë qeverinë për reagime të tepërta dhe argumentojnë se Australia ka arritur të zvogëlojë rastet e reja të koronavirusit pa bllokimin e rëndë të Zelandës së Re.

Në të vërtetë, një sondazh nga firma e studimit të tregut Colmar Brunton në fillim të prillit zbuloi se 88 përqind e qytetarëve i besuan qeverisë për të marrë vendimet e duhura për adresimin e Covid-19, dhe 84 përqind e aprovuan përgjigjen e qeverisë ndaj pandemisë, në secilin rast më i lartë se sa sondazhet që u zhvilluan në 7 vendet më të zhvilluara ekonomikisht, përfshirë Shtetet e Bashkuara. Qytetarët e Zelandës së Re i kanë mbështetur politikat e qeverisë edhe pse shumë prej tyre po ndjejnë pasoja në ekonomi, të paktën në një afat të shkurtër.

Ndërsa Arderni dhe shumë liderë të rinj evropianë po lundrojnë me ekspertizë në krizën e koronavirusit, Jackson ende shqetësohet për mënyrën se si kjo gjeneratë e re liderësh do ta përballojë atë çka pritet të vijë. “Vendimi strategjik dhe marrja e vendimeve për krizë janë shumë të ndryshme”, vuri në dukje ai.

“Bota do të ndryshojë në vitet e ardhshme, kryesisht për keq. Një depresion i madh duket i pashmangshëm. Oportunizmi strategjik i Kinës nuk njeh kufij. Diktatorët kudo janë duke përdorur pandeminë për të forcuar kontrollin e shoqërive. Institucionet shumëpalëshe nuk janë duke u angazhuar sikundër u premtua. Të kalosh këtë krizë është vetëm një hap në një proces më të gjatë drejt një bote të re dhe të guximshme.”

*Uri Friedman, The Atlantic/ Përktheu për Fjala: Alessia Selimi

Të fundit

Bulqizë/ Ishte duke riparuar një defekt, elektricistin e zë korrenti, mbetet i plagosur

Avdul Duçi, elektricist ka mbetur i plagosur teksa po punonte për riparimin e një linje elektrike, në afërsi të...

Meta dhe Google akuzohen për kufizimin e informacionit të shëndetit riprodhues

Gjigantët e teknologjisë Meta dhe Google janë akuzuar në një raport nga dy organizata ndërkombëtare joqeveritare për fshehje të informacionit mbi abortin dhe kujdesin...

U shtuan pas pandemisë, ja sa çështje gjyqësore presin të nisur procedurat e falimentimit

Me ligjin e falimentimit, që nisi zbatimin nga viti 2017, mbi çdo debitor qoftë biznes apo individ që nuk arrihet t’i ristrukturohen detyrimet procedura...

Lezhë/ Shoferi del nga makina e grushton kalimtarin, i kërkoi të priste të kalonte rrugën

Një sherr i nisur në mes të rrugës. Ai në makinë, ndërsa 44 vjeçari këmbësor. Teksa ka qenë duke kaluar rrugën në tek Ura...

Dani Alves, festë të “çmendur” pas lirimit nga burgu

Asnjë shenjë reflektimi nga Dani Alves. Ai la pak ditë më parë ambientet e burgut në Barcelonë pasi ka paguar garancinë prej një milion...

Lajme të tjera

Web TV