U tha se shëron koronavirusin/Prodhuesi i ilaçit: Njerëz mos e përdorni, iu çon drejt vdekjes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një nga prodhuesit kryesorë të dezinfektimit ka lëshuar një deklaratë urgjente, ku paralajmëron klientët e tij që të mos përpiqen ta injektojnë tek vetja dezinfektuesin që ka sugjeruar Donald Trump se do t’i shërojë nga koronavirusi.

Në një konferencë për mediat nga Shtëpia e Bardhë Trump deklaroi se dezinfektuesi që përdoret në sipërfaqet e jashtme, të përdoret edhe për të trajtuar pacientët me koronavirus.

“Unë e shoh dezinfektuesin që vret koronavirusin brenda një minute” tha ai.

Brenda një minutë. Dhe a ka ndonjë mënyrë që ta bëjmë diçka të tillë, edhe me injeksion brenda trupit të njeriut?”, u shpreh Trump, ndërsa shtoi se “unë nuk jam mjek. Por jam një person që i çfarë them”.

Presidenti gjithashtu sugjeroi që rrezet ultravjollcë, mund të ndihmojnë në trajtimin e COVID-19.

Pas komenteve të tij, kompania RB, e cila është një nga prodhuesit e dezinfektuesve për tregun evropian, lëshoi ​​një deklaratë duke i kërkuar publikut që të mos përpiqej të konsumojë produktet e saj.

“Për shkak të spekulimeve të kohëve të fundit RB (prodhuesit e Lysol dhe Dettol) është pyetur nëse përdorimi i brendshëm i dezinfektuesve mund të jetë i përshtatshëm për trajtimin e koronavirusin (SARS-CoV-2)” , tha një përfaqësues i kompanisë.

Sekretari për shtypin në Shtëpinë e Bardhë tha se Trump u nxor jashtë kontekstit kur ai sugjeroi që amerikanët të përdorin dezinfektues dhe rrezet ultravjollcë për të trajtuar koronavirusin.

“Si lider global në shëndetësi dhe në produktet e higjienës duhet të jemi të qartë se në asnjë rrethanë produktet tona dezinfektuese nuk duhet të administrohen në trupin e njeriut (përmes injeksionit, gëlltitjes ose ndonjë rrugë tjetër)”, shtoi përfaqësuesi i kompanisë.

Nga ana e tyre, ekspertët mjekësorë i dënuan sugjerimet Presidentit Donald Trump.

Lexo edhe :  Probleme tek Sevilla para finales së Europa League, dëmtohet titullari i spanjollëve

“Ky sugjerim për injektimin ose gllabërimin e çdo lloj produkti pastrues në trup është i papërgjegjshëm dhe është i rrezikshëm,” tha pulmonologu Dr Vin Gupta për NBC Neës .

Ai shtoi se “kjo është metodë që njerëzit e përdorin kur duan të vrasin veten”.

Pandemia e koronavirusit ka çuar në një seri kurash të rrezikshme krejt të rreme për shërimin e koronavirusit që përhapen në internet.

Qindra iranianë kanë vdekur pasi iu thanë se konsumimi i metanolit mund të kuronte COVID-19.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar është distancuar nga komentet e Trumpit në lidhje me pacientët që të injektojnë tek vetja dezinfektues.

I pyetur nga Business Insider ditën e sotme mbi deklaratat e Trump-it, një përfaqësues për kryeministrin Boris Johnson tha se “Ne mund të flasim vetëm për Mbretërinë e Bashkuar, dhe në lidhje me dezinfektuesin sigurisht që nuk jemi në dijeni se është diçka që rekomandohet”./Përshtati nga Business Insider, për Fjala.al, Bardhi Quku/

Të fundit

Leipzig triumfon ndaj Frankfurt dhe fiton Kupën e Gjermanisë në vitin e dytë radhazi

Leizpigu për të dytin vit radhazi fitues i Kupës së Gjermanisë. Klubi gjerman në pronësi të markës së famshme...

Basha: U tërhoqa se nuk doja luftë, PD do të bëjë ndryshimin me mbështetjen e SHBA

Ish-kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me të rinjtë në Lezhë, ku është shprehur se tërheqja e tij nga politika, u bë...

Aksidenti në Rrëshen, shkon në 7 numri i të plagosurve, mes tyre 3 fëmijë

Është rritur numri i të plagosurve nga aksidenti i rëndë i regjistruar mbrëmjen e sotme në Rrugën e Kombit në zonën e Rrëshenit ku...

Rrëzohet te Mali i Robit, humb jetën turistja polake

Një shtetase polake 83-vjeçare në afërsi të një hoteli në Kavajë është rrezuar aksidentalisht në trotuar dhe për pasojë ka humbur jetën. Pas rrëzimit në...

Tjetër “divorc” tek Los Blancos, Hazard do të largohet nga klubi në fundin e këtij sezoni

Në një ditë me lamtumirë “yjesh”, surpriza vjen nga Spanja: Eden Hazard largohet nga Reali i Madridit. Marco Asensio ishte i pari, më pas...

Lajme të tjera

Web TV