Gjithcka e basketbollistit Koby Bryant do të dalë në ankand dhe kjo për të ndihmuar fondacionin e legjendës së Lakers. Sipas TMZ raporton, pjesë e ankandit do të jenë mi 50 sende personale të Bryant, sende të cilat vetë ai i ka përdorur dhe i ka patur përzemër përgjatë 20 viteve karrierë, nga atletet prototip me firmën e tij e deri tek unaza që mbante gjatë ndeshjeve të këtij viti të NBA.
Në ankand pritet të dalin në shitje edhe pikturat e realizuara nga Vannesa, vajza e tij që humbi jetën në të njëjtin aksident tragjik me të atin. Paratë e siguruara do të shkojnë për fondacionin “Mamba” të themeluar nga vetë Kobe, që synon të ndihmojë atletët e rinj.
Vetëm NBS ka arritur të ndihmojë fondacionin me 100 mijë dollarë amerikë. Ankandi do të mbahet, me shumë gjasë online, më 16 maj./Fjala.al/