Inovacion i qendrueshëm, kura më efikase e post-krizës COVID-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dr. Erjon Curraj, Ekspert i Transformimit Digjital

Në një mjedis të ri të karakterizuar nga kriza të herë pas hershme përdorimi i novacionit ka pasur një rol themelor. Mjafton të përmendim këtu dy krizat e mëdha të Shqipërisë: kriza social-ekonomike e shkaktuar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 dhe tanimë një krizë edhe më e thellë nga pandemia COVID19. Gjatë diskutimeve të këtyre ditëve të fundit me kolegë e miq rreth sfidave por edhe mundësive që krijohen prej kësaj pandemie, vendosëm të organizojmë një forum diskutimi online (webinar) për të bashkëbiseduar me ekspertë të ndryshëm lidhur me rolin që luan novacioni në kohë krizash. Si po përballen me këtë realitet dhe sesi po përgatiten për “normalitetin e ri” në post-krizë? Si bëhet vlerësimi i impaktit në kohë krize? Cili është roli i novacionit? Cilat janë sfidat për sipërmarrjen? Për arsimin? për Shoqërinë civile? Po mundësitë? Si duhet të përgatitemi për ‘normalitetin e ri’ post-krizë? Cilat janë mësimet e nxjerra? Çfarë do të thotë përdorimi i qasjes “Mësim & Zhvillim”? Në këtë webinar pata kënaqësinë të moderoj diskutimin me pjesëmarrës nga Shqipëria dhe Kosova nga sektori i biznesit, arsimit dhe shoqërisë civile.

Fillimi i diskutimit u fokusua tek novacioni dhe teknologjia të cilat përbëjnë thelbin për transformimin dhe përshtatjen e biznesit, arsimit por dhe shoqërisë civile në këtë realitet të ri. Përgjatë diskutimit, folësit e vunë theksin së pari tek: vlerësimi i situatës në mënyrë rigoroze. Pra matja e saktë dhe mbledhja e të dhënave rreth ndikimit të krizës në sektorë të ndryshëm psh në biznes apo arsim. Vetëm përmes vlerësimit të ndikimit dhe nxjerries së të dhënave të sakta, mund të ndërtohen politika apo instrumenta lehtësues për të përmirësuar situatën. Eksperti i Zyrës Qëndrore të OKB-së në New York për menaxhimin e krizave, Dr.Fabjan Lashi, ndau me pjesëmarrësit përvojën e UNDP në nivel botëror për vlerësimin e impaktit të krizave. Ai theksoi se tashmë për shumë sektorë dilema e paraqitur është: të bësh novacion ose të vuash pasojat. “Innovate or die” është një metaforë për të simbolizuar ndikimin e madh dhe të gjithëandshëm që novacioni sidomos ai teknologjik e digjital ka në ekonominë dhe shoqërinë bashkëkohore.

Së dyti, roli i shoqërisë civile për zhvillim e transformim shoqëror është edhe më i rëndësishëm në kohë krize se në situata normale. Prof. Nevila Xhindi, theksoi se “përdorimi i gjerë i të dhënave të mëdha (Big Data) ka krijuar sfida të reja të lidhura me përgjegjshmërinë, ndershmërinë, besimin dhe transparencën që mund të ndikojnë negativisht në shoqëritë duke krijuar diskriminim, padrejtësi dhe përjashtim të popullatës”. Prandaj, shoqëria civile mund të krijojë instrumente për të krijuar rezistencë ndaj impaktit negativ të novacionit. Së treti, edukimi i brezave të ardhshëm në kohë krize është sfidues, aq më tepër që universitetet shqiptare nuk ishin të përgatitur për mësimdhënie e procese akademike 100% online. Diana Biba, Administratore e Kolegjit Profesional të Tiranës, nënvizoi se “sfida e mësimdhënies online falë inovacionit dhe teknologjisë duhet parë si një mundësi për t’u shqyrtuar dhe konsideruar për angazhime më efikase, më efektive, më gjithëpërfshirëse edhe në post-krizë”. Mësimet e nxjerra dhe praktikat e krijuara nuk duhet të humbasin.

Lexo edhe :  Shqipëria hesht për Kryepeshkopin! Përse?

Pikërisht duke marrë shkas nga nevoja për të ndërtuar mbi mësimet e nxjerra nga sektorë të ndryshëm sidomos gjatë krizës dhe në përgatitje për post-krizën dhe normalitetin e ri, theksova në diskutim se pikërisht ajo çka na duhet në fakt është qasja ndaj qendrueshmërisë. Pra nuk bëhet më fjalë se a do të inovojnë apo jo bizneset apo sektori arsimit apo shoqëria civile. Çështja është çfarë lloj novacioni na duhet në këto sektorë. Një novacion i qendrueshëm ofron zgjidhje të integruara, afatgjata dhe gjithëpërfshirëse. Novacioni i qendrueshëm është i mundur vetëm nëse mësojmë nga përvoja, shkëmbejmë praktika brenda sektorit apo midis sektorëve dhe fokusohemi në strategji dhe jo vetëm në reagime të shpejta ndaj situatave të krizës. Lidershipi largpamës e mendje hapur ndaj teknologjisë apo të resë në përgjithësi është faktor kyç. Ashtu sikurse është edhe ekzistenca e një mjedisi mundësues në nivelin e qeverisë qendrore apo vendore. Organizatat duhet të mësojnë të jenë “agile”, pra të përshtaten shpejt me ndryshimin dhe të përqafojnë të renë në mënyrë të vazhdueshme.

A jemi gati për të gjitha këto? Kriza COVID19 tregoi se disa syresh në arsim, shoqëri civile dhe biznes ishim më gati se të tjerët. Disa u përshtatën më shpejt e disa ende jo. Natyrisht që këtu ka element të pabarazisë së mundësive, kompetencave, burimeve apo insfrastrukturës. Pabarazitë nuk mund të zhduken me një të rënë të lapsit, ama mund të punojmë në drejtim të zbutjes së tyre edhe përmes ndërtimit të aleancave bashkëpunuese dhe gjetjes së zgjidhjeve të qendrueshme. Ky nuk ishte i vetmi takim i joni, ne do të vazhdojmë të ndërgjegjësojmë komunitetin, të japim alternativat tona bazuar në ekspertizë dhe pse jo të lobojmë për novacionin e qëndrueshëm.

 

Të fundit

Karamuço zbulon detaje tronditëse/ Shumica e atentateve kryhen të dielën në darkë pasi…

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, i cili ishte i ftuar në “Top Story”  zbuloi detaje tronditëse për autorët dhe...

‘Principi i PD dhe Berishës, fantazëm’ / Çupi: Ilir Meta në listat e mbyllura, tallëse

Analisti Frrok Cupi, i ftuar në ‘ Real Story’ u shpreh se principi, parimet, teoritë dhe tezat në Partinë Demokratike janë një boshllëk. Sipas...

Ardhja e Trump, më shumë se gjysma mendojnë se marrdhëniet SHBA-Rama do mbeten njësoj

Në sondazhin e sotëm të zhvilluar nga Frontline dhe Eduard Zaloshnja, qytetarët shqiptarë u pyetën lidhur me ardhjen e presidentit Trump në Shtëpinë e...

Takime ose nuk ka, ose dështojnë/ BE beson në fuqinë e dialogut Kosovë-Serbi

Bashkimi Europian nuk ndryshon qëndrim për strukturat paralele të paligjshme serbe që po mbyllen në Kosovë. Zëdhënësja Anitta Hipper vijon t’i konsiderojë struktura të...

Po vjedhin llogaritë e qytetarëve, Shoqata e Bankave: Kujdes, mos jepni të dhënat

Pas një oferte joshëse në dukje nga një biznes apo tregtar, mund të fshihet një mashtrues. Shoqata e Bankave ngre shqetësimin për mashtrimet online...

Lajme të tjera

Web TV