Teatri Metropol nis shfaqjet on-line/ Ja veprat e kësaj fundjave.

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Nëse teatrin nuk e ndjekim dot fizikisht këto kohë, atëherë zini vendin më të mirë në shtëpinë tuaj dhe rehatohuni për të të parë shfaqjen. Teatri Metropol vjen çdo fundjavë në çdo shtëpi, për të gjithë familjen. E nis këtë të shtunë me dy shfaqjet e para.

Për të rriturit vjen “Rrajët lëvizin”, bazuar në veprën e Ernest Koliqit dhe regji nga Rozi Kostani, sjellë në skenë më herët në festivalin e dramës shqipe “MetroFest” në Teatrin Metropol të Qendra Kulturore Tirana.

Ndërsa ditën e diel, në orën 11:00 për fëmijët do të transmetohet shfaqja, “Tullumbaci i kuq” me autor Barry Kornhauser me regji nga Roerd Toçe dhe interpretim nga Erdet Miraka.

Metropol ju fton kështu në dy takime virtuale me skenën teatrale, të shtunën duke menduar për të rriturit dhe të dielën për të vegjlit./Fjala.al/


Të fundit

Ela Tase, volejbollistja më e mirë e të gjitha kohërave

Ela Tase ka lindur më 11 gusht 1958 në Tiranë. Ajo ishte një vajzë e hedhur, plot gjallëri dhe,...

Premier League/ Manchester United kërkon rikthimin e lavdisë

Alex Fergusson e mbylli karrierën e tij si trajner në verën e 2013-ës, pas 27 vitesh në pankinën e Manchester United dhe bashkë me...

Dhimbje dhe lot! Trishtimi i vogëlushes teksa prindërit e saj mundohet të shpëtojnë shtëpinë nga flakët në Greqi

Pas fotografisë me 81-vjeçaren Panagiota Noumidi duke lënë shtëpinë e saj në Evia pranë zjarrit që preku ishullin për ditën e 9-të, fotografia me...

Kishte vjedhur 2 kg florinj në Dubai/ Kush është 51-vjeçari shqiptar që u arrestua në Kukës, kërkohej nga Interpol?

Ditën e djeshme u njoftua se policia Kufitare e Kukësit ka arrestuar në Morinë një 51-vjeçar nga Kosova pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar...

Zbulohen tre të burgosurit që kishin dijeni mbi planin e arratisjes së Arbër Çekajt dhe Fatmir Pjetrit

Tre të burgosur të tjerë kishin dijeni mbi planin e arratisjes së Arbër Çekajt dhe Fatmir Pjetrit. SHQIP raporton se Dritan Sinani, Elvis Fejzullahu dhe...

Lajme të tjera

Web TV