“Më ka rrahur mami dhe babi”, mjekja dëshmon çfarë i tha i mituri i dhunuar nga njerku në Tiranë. Djali në koma me mpiksje gjaku në tru

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja shokuese e 24 prillit, ku një 3-vjeçar është dhunuar brutalisht. Autor i kësaj ngjarjeje të rëndë dyshohet të jetë njerku i tij, i cili është arrestuar dhe ndodhet në paraburgim.

I mituri me inicialet E.H, është dërguar më 24 prill në Spitalin e Traumës në gjendje të rëndë shëndetësore me shenja dhunë dhe fraktura në gjithë trupin, sipas një raportimi nga ‘BalkanWeb’.

Menjëherë pas konstatimit të faktit, mjekët e spitalit të Traumës, duke parë shenjat e dhunës dhe dëmtimet që kishte në trup i mituri dhe duke dyshuar lidhur me shkaqet e dëmtimit të tij, kanë bërë njoftim në sallën operative të policisë, duke kërkuar që ky rast duhej të ndiqej nga policia.

Pas dhënies së ndihmës së parë, policia ka kryer veprimet procedurale lidhur me rastin, si këqyrja e vendit të ngjarjes, vëzhgimi i trupit të të miturit, kanë pyetur si deklaruese nënën e fëmijës, shtetasen A.H. dhe shtetasen S.D. me detyrë mjeke roje e spitalit dhe personi që ka trajtuar e ndjekur të dëmtuarin e mitur.

Mjekja ka deklaruar se “në momentin e parë që fëmija ka ardhur në urgjencë ishte i përgjegjshëm qante, ulërinte, ishte i grindur dhe thoshte më ka rrahur mami dhe babi. Pas këtij momenti filloi t’i rëndohej gjendja dhe nuk ka mundur të flasë më”. Të gjitha të dhënat mjekja i ka shkruar në kartelën e të voglit. Sot djali është në koma pasi ka mpiksje gjaku në tru dhe 3 brinjë të thyera.

Vetë 35-vjeçari Alfred Kazanxhi ka deklaruar se “unë isha në banjë kur dola e gjeta fëmijën të shtrirë në dysheme”.

Nëna e të miturit ka dëshmuar se ka qenë për të bërë pazarin kur është telefonuar nga bashkëjetuesi. “Po blija bukë e qumësht afër Institutit. Më ka marrë Alfredi dhe më tha se djali është pa ndjenja. Kur shkova tek shtëpia, gjeta ambulancën poshtë. Alfredi më tha që ka rënë nga divani. Në spital më thanë që djali kishte thënë se e kanë rrahur mami dhe babi”.

Lexo edhe :  U hap 5 muaj më parë, ngec gara për drejtorët në Policinë e Shtetit

Ndërkohë një tjetër dëshmi vjen dhe nga familja ku punonte nëna e të miturit. Ata kanë thënë se kanë dyshuar se Alfredi mund të ishte i dhunshëm por se nëna e fëmijës nuk ua ka konfirmuar asnjëherë.

“E merrte gjithmonë djalin me vete në punë. Kur erdhi bashkëjetuesi nga Italia nuk e merrte dhe e linte me të. Njëherë na ka treguar foto të djalit me të nxira. Kemi dyshuar se kishte probleme”, kanë thënë ata.

Mësohet se Alfredi është i martuar dhe ka një grua në Lezhë. Me nënën e të miturit ishin njohur nga interneti dhe bashkëjeton prej 1 viti.

Të fundit

Çfarë hëngrën astronautët për kaq shumë muaj të bllokuar në Hapësirë?

Astronautët që ishin bllokuar për më shumë se nëntë muaj në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës më në fund janë kthehen në...

Zyrtarisht në Pranverë/ Rëndësia dhe kuptimi shpirtëror i ekuinoksit të sotëm

Ekuinoksi i pranverës, i njohur gjithashtu si ekuinoksi vernal, ndodh çdo vit kur dielli përshkon ekuatorin qiellor, duke kaluar nga Hemisfera Jugore në Hemisferën...

Shpallet vendi më i lumtur në botë! Ja ku renditet Shqipëria

Finlanda kryeson listën e vendeve më të lumtura në botë për të tetin vit radhazi. Sipas Raportit Botëror të Lumturisë 2025, vendet e tjera...

Kaloi 9 muaj në Hapësirë,mjekët të shqetësuar për shëndetin e astronautes Sunita Williams

Mjekët kanë shprehur shqetësimin e tyre për shëndetin e Sunita Williams pasi ajo u shfaq dukshëm e dobësuar dhe e rraskapitur në një foto...

Ushqimet që ju ndihmojnë të humbni peshë në mënyrë të shëndetshme dhe pa pasur uri

Një dietë e larmishme është çelësi për të humbur peshë dhe për të ruajtur shëndetin. Humbja e peshës nuk duhet të jetë e vështirë,...

Lajme të tjera

Web TV