Dalin provat bindëse/SHBA nxjerr tri videot që tregojnë UFO-t

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë publikuar video të shkurtra që tregojnë “fenomene ajrore të paidentifikuara” që më parë ishin publikuar nga një kompani private.

Në pamjet e nxjerra nga Pentagoni shfaqen objekte të panjohura fluturuese që lëvizin me shpejtësi ndërsa regjistrohen nga kamerat infra të kuqe.

Dy nga videot përmbajnë anëtarët e shërbimit që reagojnë me frikë se sa shpejt lëvizin objektet. Një zë spekulon se mund të jetë dron. Sipas CNN, Marina ka pranuar vërtetësinë e videove në shtatorin e vitit të kaluar.

Sipas zëdhënëses së Pentagonit, Sue Gough, pamjet publikohen zyrtarisht tani, “në mënyrë që të sqarohet çdo ide e gabuar nga publiku nëse pamjet që kanë qarkulluar janë të vërteta, apo nëse ka një apo më shumë video”,

“Pas një rishikimi të plotë, departamenti ka përcaktuar se lëshimi i autorizuar i këtyre videove të paklasifikuara nuk zbulon ndonjë aftësi apo sistem të ndjeshëm”, tha Gough në një deklaratë, “dhe nuk imponon asnjë hetim të mëvonshëm të ndërhyrjeve ushtarake të hapësirës ajrore nga fenomene të paidentifikuare ajrore”.

Videot u publikuan për herë të parë midis dhjetorit 2017 dhe marsit 2018 nga “To The Stars Academy of Arts & Sciences”, një kompani që thotë se studion informacione rreth fenomeneve ajrore të panjohura.

Në vitin 2017, një nga pilotët që pa një nga objektet e paidentifikuar në vitin 2004 i tha CNN se ai lëvizi në mënyra që ai nuk mund ta shpjegonte.

Ndërsa u afrova me të … ai u përshpejtua me shpejtësi në jug, dhe u zhduk në më pak se dy sekonda”, tha piloti në pension i Marinës amerikane, David Fravor. “Kjo ishte jashtëzakonisht e papritur, si një top ping-pongu, duke kërcyer nga një mur. Ai godiste dhe shkonte në rrugën tjetër”.

Lexo edhe :  ”Nuk hyjmë në luftë me Rusinë”, Scholz i refuzon Kievit avionët ushtarakë!

Pentagoni ka studiuar më parë regjistrimet me objekte të panjohura, si pjesë e një programi të klasifikuar që u nis me urdhër të ish-senatorit Harry Reid nga Nevada.

Programi u lançua në vitin 2007 dhe përfundoi në vitin 2012, sipas Pentagonit, sepse ata vlerësuan se kishte prioritete më të mëdha për të cilat kishin nevojë për fonde.

Sidoqoftë, Luis Elizondo, ish-drejtuesi i programit të klasifikuar, i tha CNN në 2017 se ai personalisht beson se “ka prova shumë bindëse që ne mund të mos jemi vetëm”.


Të fundit

Agron Duka zbulon ‘formulën’, ja si do i fitojë opozita zgjedhjet e 14 majit

Kreu i PAA-së, Agron Duka ka treguar “formulën” se si opozita të fitojë zgjedhjet e 14 majit. Duka theksoi se...

Arrestohet shqiptari në Vjenë/ Plagosi me thikë pas shpine një 30-vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur brenda një apartamenti në Vjenë të Austrisë ku një 30 vjeçar shqiptar ka goditur me thikë pas shpine...

Do heqin kamerat apo krimin?/ Karamuço “zbërthen” prapaskenat e operacionit “Fijet”

I ftuar ditën e sotme në ‘Breaking’ në Top News  ka qenë eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço. Ai ka folur për operacionin e policisë “Fijet”,...

Del për herë të parë në ekran djali i saj, Olta qan dhe i jep mesazhin e bukur: Do vij…

Olta Gixhari ishte banorja e rradhës, pas Diolës që u surprizua nga i vogli i saj. Përmes një video-je të shfaqur në ekran, Olta u...

Belind Këlliçi viziton Uashingtonin/ Takohet me kongresmenin e Miçiganit

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Washington DC ku është takuar me kongresmenin e Miçiganit...

Lajme të tjera

Web TV