Edhe Facebook nga kjo javë me aplikacionin ZOOM

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Facebook ka një histori të gjatë të zgjerimit të rrjetit të tij, për të konkuruar sa më fortë rivalët në treg. Tani po mendon edhe për opsionin më të përdorur të momentit, ZOOM.

Gjigandi i teknologjisë po krijon një version të ri në Messenger App, të quajtur Messenger Rooms, njoftoi vetë kreu i Facebook, Mark Zuckerberg. Shërbimi i ri do të lejojë “takimin”live të 50 personave, pa një afat limit ndërkohë që ZOOM-i origjinal lejon të kontaktojnë bashkë 100 persona për maksimumin e 40 minutave.

Përdoruesit e Facebook do të duhet fillimisht të ftojnë njerëzit, miqtë e tyre, në Messenger Room, edhe nëse nuk kanë llogari në rrjetin social më të përdorur në botë. Përdorimi i kësaj metode të telefonatës video është zhvilluar gjatë muajve të fundit, pas shpërthimit të koronavirusit, gjë që detyroi miliona vetë në mbarë botën të izolohen dhe të punojnë nga shtëpia.

Ndoshta shumë pak kanë dëgjuar apo e kanë përdorur ZOOM-in por takimi virtual përmes kësaj metode të re ka qënë zgjidhja e këtyre kohëve. I gjithë rrjeti Facebook do të zgjerohet në 360 gradë tha Zuckerberg, duke e çuar lundrimin në internet dhe në facebook, në një nivel krejt tjetër.

Përvec Facebook, aplikacioni ZOOM do të jetë shpejt pjesë edhe e rrjeteve Instagram dhe WhatsApp. Në disa shtete, ai do të jetë gati brenda kësaj jave, por në javët në vijim, do të zgjerohet edhe në shtete të tjera të botës. Më shumë se 700 milionë vetë marrin pjesë në një video call në një ditë./Burimi: CNN Përshtati: Fjala.al

Të fundit


Rikthehen reshjet, ja si pritet të jetë moti sot

Deri në mesditë mbetemi nën dominimin e kthjellimeve të pakta dhe vranësirave të shpeshta, ku më të dukshme paraqitën në Veri-Veriperëndim të vendit. Pjesa...

Aksident i rëndë në Kashar/ Makina del nga rruga, vdesin 3 pasagjerët (Emrat)

Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së kaluar në Kodër-Kashar, ku kanë humbur jetën 3 pasagjerë. Makina e drejtuar nga...

Horoskopi ditor, e premte 5 mars 2021

Dashi Ka shumë gjëra që po ndikojnë në vëmendjen tuaj dhe shpesh kalojnë në konfuzion sidomos që prej dates 5 Mars. Demi Ju mund të vuani nga...

Izmir Smajlaj nuk arrin në finale të kërcimit së gjati në Evropianin e Sallave të Mbyllura

Atleti shkodran, vetëm 5 cm larg kufirit që siguronte vendin në 8-shen e që do të garojë për medalje. Është mbyllur që në fazën eliminatore...

Lajme të tjera

Web TV