Shkencëtarët: Nga koronavirusi mund të infektoheni edhe në këtë mënyrë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një grup shkencëtarësh italianë kanë bërë një tjetër zbulim shkencor, sipas të cilit koronavirusi mund të merret edhe nga distanca të mëdha përmes grimcave mikroskopike që ndotin ajrin.

Sipas tyre nuk është rastësi që epidemia e koronavirusit ka shpërthyer pikërisht në mjedise me ajër të papastër, transmeton  CBS News.

Në Itali edhe pse autoritetet po shqyrtojnë rikthimin e banorëve nëpër punët e tyre, studimet  paralajmërojnë për një rrezik tjetër edhe më të madh nga koronavirusi.

Në të vërtetë, virusi do të mund të ishte shumë më ngjitës sesa që është menduar. Sipas shkencëtarëve italianë, virusi është zbuluar në grimcat mikroskopike që ndotin ajrin, e të cilat kryesisht koncentrohen në zonat industriale.

Në punimin e botuar në gazetën ndërkombëtare të kërkimeve mjedisore dhe shëndetit të popullatës, shkencëtarët u rekomandojnë të gjithë qytetarëve të bartin maska, sepse sipas tyre pa to distanca sociale prej dy metrave nuk është aspak e mjaftueshme.

Profesori Prisko Pishiteli nga Universiteti i Napolit së bashku me kolegët e tij, konsiderojnë se grimcat mikroskopike mund të bartin virusin në distanca të largëta.

Ata kanë marrë shembull zonën industriale përreth qytetit të Milanos, ku besohet të jetë cilësia më e dobët e ajrit në Evropë. Megjithatë, është edhe një prej rajoneve me numrin më të madh të infektuarve dhe vdekurve nga COVID-19.

Të fundit

Vaji i peshkut, a është zgjidhja e duhur për stresin dhe depresionin?

Ekspertët janë të mendimit se suplementët e vajit të peshkut mund të lehtësojnë simptomat e depresionit në njerëz të...

Tre shenjat e horoskopit që u japin gjithnjë para borxh miqve

Nëse i jepni një shoku apo shoqeje vetëm ca lekë borxh sepse ka harruar portofolin në shtëpi, kjo është tjetër gjë krahasuar me disa...

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?

Meta Platforms ka lëshuar për përdorim versionet e para të modelit të tij më të ri të madh gjuhësor, Llama 3, dhe një gjenerues...

Sula ngre alarmin: Ulet numri i kafshëve në Shqipëri, po mbarojnë produktet vendase

Pak ditë më parë denoncova se si qumështi që vjen nga Hungaria po zëvendëson atë vendas dhe blegtorët në Shqipëri po braktisin fshatin e...

Burgoset fansja pasi përndoqi Harry Styles, i dërgoi 8000 letra

Një grua që i dërgoi këngëtarit Harry Styles rreth 8000 letra në më pak se një muaj, është burgosur. Myra Carvalho, 35 vjeçe, mbërriti...

Lajme të tjera

Web TV