Investimi më i madh në historinë e sportit shqiptar, Stadiumi Air Albania është përzgjedhur për të marrë çmimin BigSEE Architecture Award 2020 dhe për më tepër është nominuar edhe si projekti më i mirë (Grand Prix) në kategorinë publike.
Fituesit e BigSEE Architecture Award do të vlerësohen në festivalin e madh të arkitekturës që do të zhvillohet më datë 16 tetor 2020 në ‘Qytetin e Dizajnit’ në Lubjanë të Sllovenisë. Të gjithë projektet në këtë festival do të ekspozohen për të pranishmit nga Shqipëria, Italia, Bullgaria, Bosnje Hercegovina, Qipro, Republika Çeke, Greqia, Kroacia, Italia, Hungaria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Moldavia, Mali Zi, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, Serbia dhe Turqia.
Ndërsa qëllimi i BigSEE Architecture është për të forcuar suksesin dhe atraktivitetin e Europës Juglindore nëpërmjet kërkimit, vlerësimit dhe promovimit të mrekullisë arkitektonike që është në këto vende./Fjala.al/