A rrezikohet Shqipëria nga një valë e dytë infektimesh nga koronavirusi? Ja çfarë thotë eksperti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Indrit Seferi, specialisti i Shëndetit publik dhe pedagogu në Universitetin e Mjekësisë ka folur së fundmi rreth fazave tranzitore të Covid-19 dhe menaxhimit të riskut që mund të vijë nga një valë e dytë infektimesh në Shqipëri.

Seferi tregoi se faza e re e hapjes graduale e shoqërisë, do të shtonte riskun që infektimet, të cilat deri tani në vendin tonë kanë qenë kryesisht kontakte familjare, të zgjerohen në një rreth më të gjerë.

“Duhet treguar kujdes nga të gjitha hallkat e shoqërisë, me në krye qeverinë në bazë të instruksioneve të shëndetësisë, duke gërshetuar të gjitha hallkat, qoftë aspektin ekonomike edhe atë social.

Çështja është se risku ekziston gjithmonë. Ekzistojnë disa faktorë, që nga menaxhimi i institucioneve publike, tek autoritetet shëndetësore. Sa cilësor do të jetë bashkëpunimi i popullatës për të ndjekur rigorozisht distancimin social dhe masat higjienike. Gjithashtu në kushtet e hapjes graduale do të varet se sa këto biznese do të kenë mundësi që t’i përshtaten ndryshimet që të kemi një infektim gradual apo të minimizohet. Kjo është ajo me të cilën jemi duke u përballuar. Janë shumë aktorë, vetëm puna e Ministrisë së Shëndetësisë nuk do të ketë sukses pa një bashkëpunim qytetar”, tha ai për Euro News.

Të fundit

“Thethi nuk ka nevojë për rruspa”, Vangjeli: Shteti duhej të zgjidhte problemin e pronës

Analisti Lorenc Vangjeli u shpreh me nota kritike në Log, News 24 ndaj aksionit të qeverisë në Theth për...

Asnjë e shtënë arme, asnjë i plagosur, rusët i dorëzohen robotëve dhe dronëve ukrainas

Një moment historik është shënuar në frontin lindor të Ukrainës, ku një grup ushtarësh rusë u dorëzuan për herë të parë pa u përballur...

Kukullat Labubu “pushtojnë” edhe Bebe Rexhën, fansat në panik

Këngëtarja me origjinë shqiptare dhe me famë botërore, Bebe Rexha, i është bashkuar njërit prej trendeve më të përhapura në rrjetet sociale kohët e fundit,...

1976 – Lojërat Olimpike në Montreal nën hijen e bojkotit afrikan

Më 17 korrik 1976, u hapën zyrtarisht Lojërat Olimpike Verore në Montreal, Kanada, në një atmosferë të trazuar nga tensionet politike ndërkombëtare. Ajo që...

Zjarr i madh pranë “Zonës 51” në Nevada, shpërthejnë teoritë konspirative

Një zjarr i madh ka shpërthyer pranë bazës ushtarake të njohur si Zonja 51 në Nevada, duke shkaktuar spekulime të shumta nga adhuruesit e...

Lajme të tjera

Web TV