test

Banka Botërore jep alarmin: Ballkani rrezikon të bjerë në recesion prej pandemisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Banka Botërore publikoi sot një raport periodik mbi Ballkanin Perëndimor, sipas të cilit, të gjashtë vendet e këtij rajoni pritet të bien në recesion këtë vit për shkak të pandemisë së COVID-19.

Parashikimi për Shqipërinë është se rritja ekonomike e saj mund të jetë nga – 5 në – 7 për qind. Në rastin e Shqipërisë, krahas pandemisë së marsit ka ndikuar ndjeshëm edhe tërmeti i nëntorit.

Banka Botërore parashikoi në raportin periodik se rritja ekonomike rajonale për Ballkanin Perëndimor mund të jetë nga – 3 deri – 5,6 për qind.

Nëse pandemia ngadalësohet dhe masat kufizuese hiqen në fund të qershorit, ekonomia mund ta marrë veten gjysmën e dytë të vitit.

Por nëse pandemia zgjat dhe e shtyn heqjen e masave kufizuese deri në fund të gushtit, atëherë rimëkëmbja e ekonomisë do të shihet në tremujorin e fundit të këtij viti.

Në të gjithë rajonin gjatë pandemisë ka rënë kërkesa e brendshme dhe e jashtme, duke dëmtuar prodhimin dhe investimet, ndërsa kufizimi i udhëtimeve dhe takimeve mes njerëzve ndikuan mbi turizmin dhe shërbimet.

Raporti nënvizon se rececioni i Ballkanit do të varet nga shkalla e recesionit të Europës.

Në rastin e Shqipërisë theksohet se tërmeti i nëntorit dhe pandemia aktuale ishin dy goditje të njëpasnjëshme me pasoja shkatërruese, që kanë ngrirë një pjesë të madhe të ekonomisë.

Recesioni dhe masat mbështetëse ekonomike parashikohet të zgjerojnë deficitin fiskal dhe të rritin borxhin e qeverisë deri në 75.8 përqind të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

“Shqipëria hyri në periudhën e krizës me pak hapësirë për të vepruar me politika fiskale dhe monetare. Borxhi publik në fund të 2019-s arriti në 68 përqind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, është ende i lartë. Po ashtu të larta janë dhe detyrimet potenciale dhe rreziqet fiskale nga partneritetet publike-private dhe ndërmarrjet shtetërore të energjisë” – thuhet në raport.

Lexo edhe :  Prezantohet platforma “TEA”, Sejko: Vetëm në 2023 u investuan 350 mln euro nga të huajt

Edhe nëse veprimtaria ekonomike mund të rinisë në fillim të verës, rritja vjetore e ekonomisë së Shqipërisë sërish do të jetë me -5 për qind.

Banka Botërore thotë se kriza aktuale shëndetësore ka zbehur ndjeshëm perspektivën e rritjes ekonomike të Shqipërisë.

Ekonomia mund të ndikohet prej ndërprerjeve në zinxhirin global të furnizimit si dhe pakësimit të vendeve të reja të punës për shkak të karantinës dhe distancimit social.

Një tjetër efekt negativ mund të jetë ulja e fitimeve nga puna e punëtorëve, veçanërisht në sektorët më të prekur, si turizmi dhe hoteleria, prodhimi dhe tregtia e artikujve jo jetik.

Ndërprerjet e tregtisë dhe ngurrimi i investitorëve të huaj ndaj rrezikut pritet ta shtojnë presionin ndaj Shqipërisë.

Ajo ka lidhje të ngushta me ekonominë e Italisë, vendi më i prekur në BE. Shqipëria nis drejt Italisë afro gjysmën e eksporteve kombëtare dhe në tërësi ka me vendet e BE-së rreth 95 për qind të eksporteve.

Kështu që, me përhapjen e recesionit në të gjithë BE-në, pritet që goditjet e jashtme ndaj Shqipërisë të jenë më të larta./voa/

Të fundit

Vula e PD-së, ribashkim i së djathtës apo parti të reja?

Saga e vulës dhe e logos së Partisë Demokratike të Shqipërisë u përmbyll me vendimin e Gjykatës së Apelit....

Non- grata/ Berisha merr vulën, SHBA i “vë vulën”

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka ritheksuar qëndrimin e saj lidhur me Sali Berishën, duke konfirmuar se statusi i tij si non-grata...

Mot me diell dhe temperatura deri në 35 gradë, parashikimi i motit për fundjavën

Gjatë fundjavës, vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Kjo dhe për shkak të depërtimit të masave ajrore të thata dhe...

“Ethet” në “Euro 2024”, ja sa priten përftimet e Kombëtares kuq e zi nga eventi

Kombëtarja Shqiptare do të përballet me atë italiane në një ndeshje që pritet të sjellë emocione të forta. Pavarësisht rezultatit dhe ecurisë që do të...

Lajme të tjera

Web TV