Futbollisti 23-vjeçar i Boca Juniors, Sebastian Villa ka dhunuar në mënyrë barbare të dashurën e tij. Villa tashmë gjendet tashmë në telashe pasi e dashura e tij, Daniela Cortes, publikoi një video në rrjetet sociale ku ka treguar dhunën e ushtruar nga lojtari. Në video duket se si ajo ka marrë plagë të mëdha në trup dhe në fytyrë.
Pasi videoja bëri xhiron e rrjetit, një vajzë tjetër, ish-e dashur e futbollistit i doli asaj në mbrojtje, duke treguar se edhe ajo ishte abuzuar nga lojtari.
Ndërkaq, në reagimin e tij, klubi argjentinas i Boca Juniors, përmes një deklarate zyrtare ka dënuar dhunën e lojtarit ushtruar ndaj të dashurës së tij.
“Tani e tutje, klubi vihet në dispozicion të policisë në mënyrë që të bëjë gjithçka që mundet për të bashkëpunuar për sqarimin e ngjarjes, në përputhje me angazhimin tonë në çështjet e të drejtave të njeriut dhe çështjeve gjinore.”, shkruan klubi argjentinas në deklaratën e tij.
Nga ana e tij, vetë lojtari Villa publikoi një video në Instagram duke mohuar çdo çfarëdolloj dhune ndaj të dashurës së tij.
“Si rezultat i asaj që po shihet në rrjetet sociale, kam dashur t’u them atyre se kam një nënë, motër motrat; unë kam gra në familjen time.” Unë nuk e di me çfarë qëllimi po publikohet. Duke filluar nga nesër do të filloj të sqaroj situatën me njerëzit e treguar”, ka theksuar lojtari.