Gjykata greke dënon me burgim të përjetshëm babain shqiptar që vrau vajzën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në jo pak raste krimi në familje ka tronditur opinionin publik në Shqipëri për vrasje të kryer brenda vendit apo jashtë vendit.

Mediat greke shkruajnë se Gjykata në Thesproti dënoi me burgim të përjetshëm babain shqiptar A.P, i cili në janar të 2019 vrau vajzën e tij dhe më pas e groposi në oborrin e banesës ku jetonin.

Po ashtu Gjykata e dënoi 52-vjeçarin edhe me 30 muaj burg dhe 1 mijë euro gjobë për mbajtje pa leje të armëve të zjarrit.

Në gjykatë ishin të pranishëm partneri i vajzës dhe vjehrra e saj, ndërsa e nëna, e cila jeton në Berat nuk mundi të ishte e pranishme në Gjykatë për shkak të koronavirusit.

Pala mbrojtëse duke u bazuar në nenet 34 dhe 36 të Kodit Penal tha se i pandehuri e kreu krimin në një gjendje të rënduar psikologjike, pas një sherri me vajzën e tij.

Si ndodhi ngjarja?

Angjeliqi Petru 28 vjeç u vra me levë nga babi i saj në 1 janar 2019, pasi nuk pranonte që të ndahej nga miku i saj një emigrant nga Afganistani.

Miku i saj, me të cilin Petru jetonte prej kohësh dhe kishte ikur nga shtëpia për tiu shmangur sherreve të shpeshta me babain e saj, ka lajmëruar policinë për zhdukjes e saj.

Babai i 28-vjeçares fillimisht nuk e pranoi, por më pas ka pranuar krimin dhe ka treguar vendin ku e kishte varrosur.

Të fundit

VIDEO/ Spektakël dhe magji në 35 minuta, Lautaro Martinez “fundos” Salernitanan

Lautaro Martinez bën “poker” në transfertën e Salernitanës dhe i jep tri pikët dhe kreun e Serie A skuadrës...

Çantat vjeshtë-dimër 2023, koha për të qenë të guximshme

Tendencat e çantave të kësaj vjeshte janë më pak të çuditshme, por ka gjasa që të shihen në rrugët e qyteteve më në zë...

Me foton nga fëmijëria, ja si e uroi Getinjo vëllain e tij Mozzik për ditëlindje

Reperi i njohur, Mozzik, festoi një ditë më parë ditëlindjen. Ai bëri 28 vjeç dhe këtë e tregoi vetë reperi përmes një postimi në...

“Njerëzit po vdesin kot”, Elon Musk krahason luftën në Ukrainë me Luftën e Parë Botërore

Elon Musk e ka krahasuar luftën e Rusisë në Ukrainë me Luftën e Parë Botërore, teksa thotë se “kaq shumë njerëz vdesin kot”. Miliarderi i kompanive Tesla and X,...

40 mijë banesa bosh në Tiranë, taksa nuk i “vret” pronarët

Në emisionin Money në Euronews Albania u shqyrtua rritja e çmimit të referencës për banesat, e cila do të çojë më pas dhe në...

Lajme të tjera

Web TV