Lëpiu pjatat e pronarëve të infektuar me Covid-19, rezulton pozitiv qeni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas maceve edhe një qen në SHBA rezulton pozitiv me koronavirus. Qeni me emrin Wilson i përket një familjeje në Chapel Hill, Karolina. E gjithë familja ka rezultuar pozitive me Covid-19, ndërsa filluan të dyshojnë për qenin e tyre Wilson kur ai refuzoi të hante mëngjesin. Por interesante është fakti se familja ka edhe një qen tjetër si dhe një mace, por ata nuk e kanë marrë virusin. Po ashtu edhe vajza e tyre Sandy, nuk është infektuar.

Ky është rasti i parë që dimë në SHBA ku virusi ka kaluar nga njeriu te qeni.Muajin e kaluar një rast i ngjashëm në Hong Kong mund të ketë qenë i pari në botë i transmetimit të koronavirusit nga njeriu te kafsha.

Studiuesit besojnë se është më e lehtë që virusin ta marrin macet sesa qentë. Ata gjithashtu besojnë se në SHBA ka shumë kafshë shtëpiake që janë infektuar, por nuk dihet saktësishtë pasi nuk testohen. Ndërsa Wilson ishte një rastësi që u testua pasi familja kishte pranuar të bëhej pjesë e një studimi nga Duke University.

Familjarët treguan se Wilson e ka zakon që ua lëpin pjatat familjarëve si dhe këta shpesh ia afrojnë fytyrën e tyre përpara fytyrës së tij.

Të fundit

Formula 1, McLaren dominon edhe në çmimin e madh të Kinës, keq Ferrari

Ashtu si parashikohej, McLaren dominoi edhe në Çmimin e Madh të Kinës. Oscar Piastri fitoi etapën e dytë të...

I vendosi gjobë, rrihet polici në Fier

Policia e Fierit ka vënë në pranga një 31 vjeçar, i cili akuzohet se ushtroi dhunë ndaj një oficeri policie. 31 vjeçari D.D. dyshohet se...

Trump: Nëse i kanë dhënë Nobelin Obamës, pse jo mua?

Donald Trump synon të fitojë Çmimin Nobel për Paqen. Në një intervistë për portalin e lajmeve OutKick, presidenti amerikan e krahasoi veten me paraardhësin e...

‘Parkime gjatë gjithë vijës bregdetare’/ Rama në Vlorë tregon projektin, mbi dhe nëntokë!

Kryeministri Edi Rama tha se në vijim do t'i jepet fund dhe informalitetit për apartamentet dhe shtëpitë me qira. Ana tjetër e medaljes që duhet të bashkëpunojë me shoqatat...

Protestat në Turqi/ Platforma “X” pezullon llogaritë që i përkasin figurave të opozitës

Platforma e rrjeteve sociale X e Elon Musk ka pezulluar shumë llogari që i përkasin figurave të opozitës në Turqi, mes trazirave të përhapura...

Lajme të tjera

Web TV