Rikthehemi në modën e viteve ‘90, ja cilat ishin ikonat e 3 dekadave më parë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përfundimisht jemi rikthyer në modën e viteve ‘90, me fustanet e ngushta e të shkurtra, në varëset që lidhen në fyt apo edhe bluzat e shkurtëra. Ndërsa në vitet 1980, moda ishte me xhaketa të fryra e fustane me rrudha e vata më të mëdha, vitet ‘90 ishin më të lehta.

Fustanet e ngushta, ngjitur pas trupit janë ato që rikthejnë modën e 30 viteve më parë. Në ato kohë, fundjavat ishin të paimagjinueshme pa një palë streçe të shkurtëra e me shkëlqim, atlete të mëdha e një xhiro me biçikletë.

 

Përveç veshjeve, i njëjti stil i atyre viteve rikthehet edhe për modelet e flokëve, të lirshme, të thjeshta, të pakrehura e të pastiluara qartë. Vitet ‘90 ishin vitet kur vunë emër modelet si Linda Evangelista. Asaj iu bashkuan më vonë modelet si Naomi Campbell, Cindy Crawford e Christy Turlington, mbi pasarelën e Versace, për prezantimin e koleksionit të ri 1991. Nga mesi i asaj dekade, bukuria duket se mori një tjetër kuptim, siç ishte modelja Kate Moss.

Në 1993, Marc Jacobs ngjiti në pasarelë modele të veshura me ato që u njohën si “fustanet e gjyshes”. Ai u kritikua gjerësisht e madje në atë kohë u pushua nga puna. Por ai koleksion u bë pika e kthesës në industrinë e modës përgjatë gjithe dekadës, edhe të jetës e karrierës së tij sigurisht.

Ishte viti ‘94 kur Channel vendosi të mitizojë stilin e rrugës, me xhinse të grisura e të gjera me bel të lartë, çanta të vogla apo edhe varëset me zinxhir të trashë. Dekada kanë kaluar por industria e modës kthehet pas, duke i ofruar femrave e meshkujve, veshje praktike e të përshtatshme për çdo orar të ditës.

Në sfilatën e tij të parë për Gucci, Tom Ford ndërhyri në brendin italian duke sjellë pantallonat e gjera velvet dhe këmishat e satenit. E para këtë modë e përqafoi Madonna, që u vesh në këtë mënyrë gjatë mbrëmjes së MTV Video Music Award në vitin 1995.

Lexo edhe :  Çfarë i ndodhi Beatrix Ramosajt? Këngëtarja në gjendje jo të mirë shëndetësore

Ai që guxoi në fund të viteve 90’ ishte Alexander McQuinn, që sfidoi modën me veshje të printuara, me foto apo edhe me motive tropikale, deri tek pantallonat në metal, flori e argjend. Ndikim më vehte për adoleshentët e asaj periudhe ishin edhe personazhet kryesorë më filmat “Beverly Hills” apo “Princi i Bell Air”.

Por filmi që përcaktoi trendin e fundit të viteve ‘90 ishte padyshim seriali “Friend” dhe “Sex and the City”, ku Jennifer Aniston dhe Sarah Jessica Parker u shndërruan në ikona të modës./Burimi: CNN Përshtati:Fjala.al


Të fundit

Masat e sigurisë për 6 dhjetorin, Çuçi: Protesta të mbahet, por jashtë zonës së kuqe

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi është takuar ditën e sotme me kreun e Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku dhe...

Zhdukja e Ervis Martinajt: Rrumbullaku: Jemi në rrugë të mbarë për zgjidhjen e misterit

Kreu i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku u pyet nga gazetarët paraditen e sotme edhe në lidhje me fatin e Ervis Martinajt, i cili...

Kupa e Botës/ Sot nis faza me eliminim direkt, Holanda dhe Argjentina synojnë kualifikim

Ka përfunduar faza e grupeve në Kupën e Botës, por pa humbur fare kohë do të nis ajo e eliminimit direkt. Pasi janë mësuar të...

Çmendi serbët në stadium/ Rrëfimi prekës i Xhakës: Babai vuajti 3 vjet e gjysmë në burgje

Granit Xhaka sot u shndërrua sërish në hero të shqiptarëve të Kosovës pasi bashkë me kombëtaren e Zvicrës ia doli ta mposhte dhe eliminonte...

Lajme të tjera

Web TV