A e transmetojnë fëmijët tek të rriturit koronavirusin? Ja çfarë thotë studimi i ri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një studim i ri thekson se deri më tani nuk është gjetur asnjë rast që fëmijët të transmetojnë te të rritur koronavirusin.

Në analizat e kryera me këtë rast është verifikuar se fëmijët nuk e përhapin koronavirusin, shkruan Fox News.

Edhe vetë Organizata Botërore e Shëndetësisë thekson që deri më tani nuk është shënuar ndonjë rast që fëmijët më të vegjël se 10 vjeç të kenë transmetuar koronavirusin te më të rriturit apo të moshuarit.

Studimi i cili është realizuar nga Kolegji Mbretëror i Pediatrisë dhe i Shëndetit të Fëmijëve ka zbuluar që provat e tyre tregojnë në vazhdimësi që, megjithatë, fëmijët nuk kanë rol të rëndësishëm në zinxhirin e infektimit, siç është menduar më herët.

Koronavirusi sulmon fëmijët shumë rrallë dhe përfshin shpesh raste asimptomatike. Ekzistojnë prova për rastet kritike të fëmijëve, mirëpo ato janë shumë të rralla.

“Roli i fëmijëve ende është i paqartë, por si duket ata nuk luajnë rol më të rëndësishëm”, ka thënë Dr Alasdair Munro, hulumtues klinik i sëmundjeve infektive pediatrike. Në Francë, këtë javë është  zbuluar një djalosh nëntëvjeçar, i cili është i infektuar me coronavirus, por që nuk ia ka transmetuar virusin askujt, me gjithë kontaktin me më shumë se 170 njerëz. Këto teori i përkrahin edhe zviceranët. ”Fëmijët e vegjël nuk infektohen dhe nuk e bartin virusin. Ata nuk kanë receptorë për të marrë sëmundjen”, ka thënë Shefi për Sëmundje Infektuese në Ministrinë e Shëndetësisë, Daniel Koch.

Të fundit

Salianji: 15 vetë janë në qeli për përdorimin e SKY

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ishte i ftuar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" në Syri Tv...

Berat, motori përplas biçikletën, dërgohen në spital drejtuesit

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Beratit, në lagjen Barrikadë, në vendin e njohur si...

Salianji akuzon: Vuajta dënimin prej dëshmisë së rreme të shokut të Ramës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" se ka vuajtur një dënim prej nëntë muajsh në...

Conference League, Partizani del me barazim nga Estonia

Partizani ka barazuar 1-1 ndaj Nomme Kalju, në Talin të Estonisë, në sfidën e parë të turit të parë të Conference League. Vendasit e nisën...

‘Guximi’ i tepruar i Vangjel Dules për të ‘shqetësuar’ Berishën

YLLI PATA - Dy ditë pasi Ervin Saljanji dha atë deklaratën e “fortë” që duhet të kthejmë sytë nga vetja, një tjetër emër i...

Lajme të tjera

Web TV