Nëse kampionati shqiptar i futbollit do të përfundonte sot, Tirana do të shtonte një yll në kurorën e saj, ndoshta një nga më të diskutueshmit në historinë e bardhebluve.
Me një formulë që po aplikohet në vende si Franca, FSHF synon të japë “në tavolinë” titullin e Superiores, e të vendosë po kështu edhe ata që shkojnë në Champions, Europa League, dhe që zbresin nga elita.
Kreu i futbollit shqiptar u ankua se askush nga qeveria nuk po merr mundimin ta informojë për hapat që duhet të marrë. Armand Dukës nuk ka kush t’i shkruajë, por pretendon se e kishte gati një program për të rinisur përgatitjet për kampionatin në datën 2 Maj….Mesa duket “veza” i plasi që në kotec.
Propozimi i fundit i FSHF ishte kampionati më 20 maj, por është gati edhe opsioni për të vendosur kampionin pa kushte.
Nëse kështu ndodh…Tirana merr titullin aforfe, dhe shkon në Champions. 53 pikë bardheblutë kundrejt 44 të Kukësit ur janë luajtur 26 ndeshje. Laçi është i treti dhe shkon në Europa League, edhe pse ka të njëjtat pikë si Skënderbeu.
Por “mish mashi” që rrethon korçarët me dënimin ekzemplar nga UEFA, dhe “ngrirja” e renditjes, çon kurbinasit në kupat kontinentale. Vllaznia do detyrohet të luajë në Play Out” me ekipin e tretë të një Lige inferiore, ndërsa zbresin “Pa shumë diskutime” Luftëtari dhe Flamurtari.