Mjafton një klikim në botën moderne të ndikuar nga teknologjia dhe shpesh padashur, edhe futbollistët më të njohur bien pre e provokimeve e polemikave aq sa t’i çojnë kundër ekipeve të tyre. Mauro Ikardi po e mëson këtë mjaft mirë, sulmuesi i Interit i huazuar te Paris Sën Zhermeni përfundoi në shënjestrën e tifozëve të Interit për një pëlqim në një postim aspak të favorshëm ndaj zikaltërve.
Inter ende ka në pronësi kartonin e futbollistit argjentinas, dhe po përpiqet t’ia shesë ofruesit më të mirë, por sulmuesi nuk ndihmon në përmirësimin e marrëdhënieve. Plot një dekadë nga përmbysja e munguar në stadiumin Kamp Nou, që i dha Interit biletën për në finalen e Champions, gjithçka në dëm të Barcelonës, Bojan Kërkiç kujtoi një episod të veçantë.
Ish futbollisti i katalanasve e cilëson një ‘padrejtësi’ atë ndeshje, e sidomos golin e tij të anuluar në minutën e 92′ për një prekje të mëparshme me dorë nga Yaya Touré. Një postim plot polemika: “AniVARsario” për të nënvizuar se, nëse atë kohë do të kishte pasur Var, goli do të ishte ligjëruar. Kjo gjë dhe pëlqimi i Ikardit, ka sjellë një lumë komentesh negative nga tifozët, për një nga lojtarët më të vlefshëm që mund të përmirësojë financat e Interit./ Fjala.al