“COVID shkaktohet nga 5G”, Youtube zhduk kanalin e konspiracionistit britanik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Youtube ka vendosur që të mbyllë kanalin e konspiracionistit britanik, David Icke, pas publikimeve që ai ka bërë mbi pandeminë e koronavirusit. Kanali që kishte mbi 900 mijë ndjekës u mbyll me argumentin se Icke kishte shpërndarë dezinformacione mbi COVID-19.

Vendimi i Youtube erdhi pas atij të Facebook, i cili gjithashtu mbylli faqen zyrtare të konspiracionistit. Në videon e fundit, Icke fliste pikërisht për vendimin e marrë nga kompania e Mark Zuckerberg.

David Icke ka qëndrimin se pandemia e koronavirusit është shpërndarë kryesisht nga rrjeti gjeneratës së 5-të të teknologjisë (5G), teori konspirative që ka gjetur shumë mbështetës anë e mbanë botës.

“YouTube ka politika të qarta që ndalojnë çdo përmbajtje që kundërshton ekzistencën dhe transmetimin e Covid-19 siç e përshkruan OBSH”, tha për BBC një zëdhënës i Youtube.

Pretendimi se koronavirusi është shkaktuar nga 5G ka sjellë shumë sulme ndaj antenave të kompanive telefonike në Britani, SHBA dhe shtete të tjera.

Të fundit

I lumtur deri në… budallallëk

Nga Leonard Veizi Të lumtur në jetë të jetëve... Epo kjo është sentencë krejt folklorike. Sepse realiteti nuk do shumë mund...

Investimet e huaja/ Rama projekton rritje me 4 miliardë dollarë

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar, e sheh dialogun mes qeverisë dhe sipërmarrjes, si një nga rrugët...

Dosja “5 D”/ Korrupsion dhe shpërdorim detyre, SPAK  lëshon 9 masa sigurie

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dha detaje për arrestimin e 9 personave, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës nën...

Horoskopi për ditën e sotme, 29 Mars 2024

Dashi Mund të keni bërë shumë shpenzime në të kaluarën dhe tashmë mund t’ju duhet të përballeni me pasojat. Si rezultat, mund ta gjeni veten...

Lajme të tjera

Web TV