“Pacientët do kenë pasoja pasi të shërohen nga Covid-19″, mjekët bëjnë paralajmërimin e fortë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nicholas Hart, profesori i cili ishte pjesë e ekipit që i shpëtoi jetën kryeministrit britanik, Boris Johnson, ka deklaruar se koronavirusi do të ketë efekte afatgjata tek pacientët.

“Covid-19 është poliomieliti i kësaj gjenerate. Pacientët kanë sëmundje të butë, të moderuar dhe të rëndë. Një numër i madh i pacientëve do të kenë paaftësi fizike, njohëse dhe psikologjike, pasi shërohen nga kjo sëmundje e rëndë që do të kërkojë një menaxhim afatgjatë”, ka thënë ai.

Profesor Hart ka treguar se shumë pacientë do të kenë paaftësi fizike, njohëse dhe psikologjike pasi të jenë shëruar nga Covid-19.

‘Një lutje për ndihmë. Unë kam punuar për 18 orë në ditë, si shumë të tjerë, për të siguruar që ne mund të mbrojmë të gjithë pacientët tanë dhe të gjithë ekipin tonë të mrekullueshëm. Coronavirus është një sëmundje e rëndë dhe unë dua që të gjithë të kujdesen dhe të qëndrojnë të sigurt dhe kjo kërkon që ju të qëndroni brenda”.- tha ai.

Më parë, kryeministri britanik, ka falenderuar publikisht Dr Nick Hart dhe Dr Nick Pirce për ndihmën e madhe që kanë dhënë në shërimin e tij nga koronavirusi dhe si shenjë falenderimi i ka vendosur djalit të tij të porsalindur emrin Nicholas.

Të fundit

“U largova nga futbolli pasi nuk e njihja më”,Klose: Të rinjtë e kanë mendjen tek makinat

Miroslav Klose është një nga ata që ka shkruar historinë me fanellën e kombëtares së Gjermanisë, por edhe Bayern...

Shtatzënia përshpejton plakjen, por ja çfarë ndhodh pas lindjes

Ndryshimet e thella fizike, hormonale dhe kimike që lidhen me shtatzëninë mund të bëjnë që ora e plakjes të kthehet më shpejt, duke i dhënë moshës biologjike të...

“Eglën e njoh shumë mirë…”/Hygerta Sako zbulon detaje për banoren jashtë shtëpisë së BBV

ot e ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë gazetarja Hygerta Sako, për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për...

Aktiviteti elektoral i presidentit Biden me ish-presidentët Obama e Clinton,shënon rekord

Shuma e dhurimeve është një demonstrim i mbështetjes së demokratëve për presidentin Biden në një periudhë kur anketimet vazhdojnë të tregojnë nivele të ulëta...

Ngacmimet nga interneti/ Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është qyteti i dytë pas Tiranës që ka raportimet më...

Lajme të tjera

Web TV