Një roje sigurie është qëlluar për vdekje pasi i kërkoi një klienti të vendoste maskën për t’u mbrojtur nga koronavirusi.
Ngjarja ndodhi në Michigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku roja i sigurisë së një dyqani i kërkoi një klienti të vendoste maskën për arsye sigurie.
43-vjeçari Calvin Munerlyn ndërroi jetë në spital pas plagëve të rënda që mori në trup si pasojë e goditjes me armë, transmeton CNN.
Sipas dëshmitarëve, Munelyn pati një debat me një grua pasi ajo nuk mbante maskë. Ndërkohë pas gruas hynë edhe dy persona të tjerë ku një prej tyre u përplas me rojen e sigurisë duke e qëlluar atë për vdekje./Përshtati nga CNN, Fjala.al/