Takimet e fundit me Ramën dhe Bashën, Meta: Ja kur kanë ndodhur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në emisionin “Hard Talk” në Fjala.al, presidenti Ilir Meta tregoi nëse është takuar së fundmi me kryeministrin Edi Rama apo me kryeopozitarin Lulzim Basha.

Roland Qafoku: Zoti President, unë ju kam ndjekur dhe herë të tjera dhe për mua jeni i qartë në këtë që argumentoni megjithatë, opinioni publik ka disa paqartësi, a keni kontaktuar ju personalisht me zotin Rama në atë që ju vetë thatë se ‘mazhoranca më ka kërkuar mua që në këtë situatë pandemike të mos bëjmë luftë politike’?

Kështu e interpretuat ju, ajo që unë thashë është që sjellja ime në situatën e pandemisë duhet kuptuar si një sjellje e përgjegjshme në rrethana të reja ku problem kryesor është mbrojtja e qytetarëve nga një rrezik i madhe dhe i panjohur që kërcenon shëndetin e të gjithëve. Nuk ishte pikërisht ajo që ju e formuluat, por sjellja ime ka qenë e përgjegjshme dhe korrekte. Ekstremisht me qeverinë, me Kuvendin, me opozitën, dhe aktorët e tjerë. Gjithmonë kam bërë thirrje për bashkëpunim në interes të përbashkët.

Roland Qafoku: Kur ka qenë hera e fundit që keni komunikuar me kryeministrin Rama?

Une komunikoj vazhdimisht përmes shkresave zyrtare dhe ky është një komunikim institucional dhe për të mos thënë i përditshëm, edhe pse shumë prej tyre nuk bëhen publike sepse nuk ka arsye mendoj unë që të bëhen publike, ndërsa si komunikim më institucional ka qenë mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për çështjen e pandemisë.

 Roland Qafoku: Ndonjë komunikim jo zyrtar keni pasur me kryeministrin Rama?

“Jo nuk kam patur, këto janë përralla dhe legjenda sepse jemi në kohën e distancimit fizik kështu që…

Roland Qafoku: Ju kujtohet hera e fundit që jeni takuar me zotin Rama kokë më kokë?

Lexo edhe :  Himara me 2 kryetarë në burg, si do zgjidhet çështja e Bashkisë

Po më duket se ka qenë për ditën e progres raportit për Shqipërinë në qershor të vitit të kaluar që unë e kisha ftuar për një drekë në rezidencën e Presidentit, në Pallatin e Brigadave, për të diskutuar para zgjedhjeve vendore për krizën që ishte krijuar, para se unë të nxirrja dekretin për shfuqizimin e 30 qershorit. Madje dhe atëherë nuk kemi qenë vetëm për vetëm, por ka qenë edhe një eksponent tjetër i qeverisë, nivel drejtori.

Sa i përket takimeve me kryeopozitarin Lulzim Basha, Meta tha se kanë ndodhur edhe kohët e fundit, para situatës së krijuar me koronavirusin.

-“Hard Talk”/ Mbështetja për Ramën, Meta tregon nëse është penduar

https://youtu.be/wxWfrLNg4zI

Të fundit

Kur do të zhvillohet/ Shtyhet mbledhja për zgjedhjen e drejtuesit të ri të Himarës

Është shtyrë mbledhja për zgjedhjen e drejtuesit të ri të Himarës pas tensioneve të krijuara në mbledhjen e Këshillit...

Sondazhi: 80% e të pyeturve mendojnë se java e punës me katër ditë përmirëson balancën

Një javë me vetëm katër ditë pune mund të sjellë një balancë më të mirë mes punës dhe jetës personale. Një sondazh i zhvilluar nga...

Rekord/ Biden mblodhi rreth 25 milionë dollarë në fushatën e tij në Nju Jork

Presidenti amerikan Joe Biden mori pjesë në një mbledhje fondesh për fushatën e tij presidenciale në Nju Jork së bashku me ish-presidentët demokratë Barack...

Rikthehet kaosi në kufirin me Shqipërinë, doganat greke paralajmërojnë grevë 48-orëshe

Nga data 2 prill në orën 08.00 të mëngjesit, për 48 orë, do të paralizohet lëvizja në pikat kufitare me Shqipërinë. Kjo pasi doganat...

Dasmë në Big Brother, Heidi dhe Romeo do të martohen

Heidi dhe Romeo pas një shkëputje të lidhjes së tyre u ribashkuan fill pas spektaklit të së martës, ku shkëmbyen puthje dhe përqafime. Dyshja simpatike...

Lajme të tjera

Web TV