Vetëvrasja e 26 vjeçarit në qendrën e karantinës, ministri Vitia mendon dorëheqjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia është duke menduar dorëheqjen nga detyra pas vetëvrasjes së një 26 vjeçari në qendrën e karantinës në Prishtinë. Ai tha se ka menduar të dorëhiqet që dje, por për momentin është fokusuar në zbardhjen e plotë të ngjarjes, duke kërkuar edhe nga Prokuroria të realizojë hetime të thelluara.

26 vjeçari nga Gjilani u kthye të shtunën nga Gjermania dhe sipas rregullores, iu kërkua të karantinohej në qendrën e ngritur në Prishtinë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Ai ka kundërshtuar të hyjë në qendër duke pretenduar se kishte edhe sëmundje të tjera.

Pasi hyri brenda ambienteve të qendrës, i riu u hodh nga kati i katërt çka i shkaktoi vdekjen e menjëhershme.

Ministri Vitia deklaroi sot se personi nuk kishte paraqitur asnjë dokument që vërtetonte probleme të tjera shëndetësore dhe se dërgimi në qendrën e karantinës është një praktikë që ndiqet për të gjithë të riatdhesuarit.

Të fundit

Gjykata e Lartë rrëzon Kryemadhin, lë në fuqi sekuestrimin e banesës te Kodra e Diellit

Gjykata e Lartë ka vendosur të lërë në fuqi sekuestron për vilën e deputetes Monika Kryemadhi në rezidencën “Kodra...

3 të arrestuar për aksidentin me 4 viktima në Vorë – Fushë Krujë, policia jep detajet

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mëngjesin e sotëm, për aksidentin e ndodhur në Fushë Prezë, bëjmë me dije se në vijim të...

“Ndryshim rrënjësor për pensionistet”/ Sali Berisha premton ndryshim të skemës

Sali Berisha është shprehur se projekti i Shqipërisë Madhështore do të nisë nga pensionistët. Ai u shpreh se nën drejtimin e qeverisë Rama, të...

LAJM I FUNDIT/ Gjykata e Lartë rrëzon ankimimin e Ajola Xoxës

Gjykata e Lartë ka rrëzuar sot ankimin e Ajola Xoxës dhe të vëllait të Erion Veliajt, Arbër Veliaj, të cilët kundërshtojnë kontrollet e ushtruara...

I dehur në timon, deputeti përplasi makinën në bulevard, SPAK dërgon dosjen për gjykim

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dërguar për gjykim dosjen ndaj deputetit të PD-së, Qani Xhafa, i cili u përfshi...

Lajme të tjera

Web TV