Përpjekjet e Kanadasë për të luftuar kanë arritur të japin rezultate të jashtëzakonshme. Kanadaja ka arritur të ketë numrin e vdekjeje shumë herë më pak se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Koreja e Jugut dhe Gjermania.
Sipas Vox, SHBA ka gati dy herë më shumë raste të konfirmuara të koronavirusit se Kanadaja, dhe ajo ka 30% më shumë vdekje për banorë.
Sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins, Kanadaja ka 61.954 raste të konfirmuara me kororonavirus, 4,003 vdekje, me një popullsi prej rreth 37 milionë banorësh. Ndërsa SHBA ka 1,178,906 raste me 68,689 vdekje, nga një popullsi 328 milionë banorësh.
Të dy vendet panë rritjen e rasteve të koronavirusit në të njëjtën kohë në mes të marsit. Por trajektorja e rasteve të Kanadasë mori një kurbë shumë më të butë se ajo në SHBA.
Këto trajektore divergjente janë për një numër faktorësh. Përgjigja e Kanadasë ishte kryesisht e shpejtë dhe e koordinuar – ajo mbylli shkollat dhe menjëherë u tha njerëzve të qëndrojnë në shtëpi, shkruan The Guardian.
Kufijtë e saj u mbyllën për çdo vend, përveçse me SHBA më 16 mars (Kufiri tokësor SHBA-Kanada u mbyll gjithashtu në 20 mars). SHBA humbi shumë kohë ndërsa shtete të ndryshme kaluan në pengesa në pika të ndryshme.
Politika kishte rëndësi gjithashtu. Ndërsa presidenti Donald Trump mbante konferenca të përditshme rreth koronavirusit, ku ai kritikoi guvernatorët, dhe gabimisht sugjeroi që dezinfektuesi mund të ishte një kurë për koronavirus, drejtuesit e Kanadasë kryesisht u mblodhën dhe e morën seriozisht koronavirusin, vlerëson BI.
Një tjetër ndryshim i madh, po sipas shkrimit të Business Insider, është se Kanadaja vazhdoi të financojë grupet e shëndetit publik përpara goditjes së koronavirusit, ndërsa SHBA në mënyrë të përsëritur shkurtoi fondet për Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC). Dhe ndryshe nga SHBA, Kanadaja ka një sistem universal të kujdesit shëndetësor.