“Kemi prova se virusi ka dalë nga laboratori”, OBSH i përgjigjet akuzave të SHBA-ve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se pretendimet e Shteteve të Bashkuara se koronavirusi e ka origjinën në një laborator nga qyteti Wuhan i Kinës, janë “spekulative”. OBSH-ja tha se nuk ka marrë prova nga SHBA-ja që e mbështesin pretendimin e tillë.

“Nuk kemi pranuar ndonjë të dhënë apo provë specifike nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara në lidhje me origjinën e supozuar të virusit. Kështu që nga këndvështrimi ynë, ky pretendim mbetet spekulativ”, tha drejtori për emergjenca pranë OBSH-së, Michael Ryan. Ai po ashtu bëri thirrje për hetime të origjinës së virusit që “bazohen në shkencë” dhe jo në politikë.

Komentet vijnë një ditë pasi sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se “ka sasi të konsiderueshme të provave” se koronavirusi ka dalë nga një laborator i Wuhanit, edhe pse nuk dha më shumë detaje. Transmetuesi shtetëror i Kinës i kritikoi ashpër komentet e Pompeos, duke i cilësuar ato si “të çmendura”.

ÇTV tha përmes një raporti se pretendimi i Pompeos se “është një gënjeshtër e plotë”. Rastet e para me koronavirus janë shfaqur në Wuhan të Kinës në fund të vitit të kaluar dhe, që atëherë, janë përhapur në mbi 180 vende të botës. COVID-19, sëmundja që e shkakton koronavirusi, ka prekur mbi 3.5 milionë njerëz në botë dhe ka vrárë afro 250,000./VOA

Të fundit

Gjergj Luca ironizon “Thurjen”: Mbahu Shaban, qëndro burrë!

Biznesmeni i njohur Gjergj Luca ka komentuar përmes një postimi në rrjete sociale përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria...

Egnatia fiton pastër ndaj kampionëve të Bjellorusisë, kualifikimi vuloset në Rrogozhinë

Egnatia ka mposhtur Dinamo Minsk me rezultatin 0 me 2 në transfertën e Hungarisë. Sfida e parë e vlefshme për turin e dytë të...

Ngjarja e Fierit, gazetarja zbulon detajet: Ishte masakruar në pjesët intime!

Anesti Rama 56 vjeç u vra në mënyrë makabër nga vajza e tij Emanilda Rama 26 vjeç në Fier. Burime bëjnë me dije se...

Përmbysje e madhe në “Loro Boriçi”, Vllaznia triumfon në ndeshjen e parë ndaj Vikingur

Vllaznia fiton 2-1 ndaj Vikingur Reykjavik në Shkodër, në ndeshjen e parë të turit të dytë të Conference League. Ndeshja u zhbllokua shumë shpejt, që...

A do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Kjo është përgjigjja e Arlind Qorit

Kreu i i “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori, ka përsëritur distancimin e tij politik nga dy partitë e mëdha, PS dhe PD, duke theksuar se...

Lajme të tjera

Web TV