Rroga e UKT/ Mira Kazhani dhe Blendi Fevziu shkëmbejnë akuza për korrupsion dhe mungesë morali

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy gazetarë të njohur në Shqipëri, Blendi Fevziu dhe Mira Kazhani janë përfshirë në një debat të ashpër për financimet dhe pagesat që marrin. Ishte Fevziu që, gjatë një interviste për Syri Tv, e konsideroi të papranueshëm faktin që gazetarët të punësohen në një strukturë tjetër që nuk ka lidhje me profesionin e tyre.

“Shpeshherë shumë analistë ftohen në debate jo për të dhënë mendim të paanshëm, por për të dhënë mendim të anshëm. Në gjykimin tim është absolutisht e papranueshme, jashtë çdo standarti, që dikush të paguhet në një strukturë tjetër, qoftë politike ose jo, dhe të ruajë më pas edhe staturën e gazetarit. Kush merret me gazetari le të qëndrojë brenda gazetarisë. Unë e di që ka gazetarë që bëjnë dy-tre punë, por bëjnë dy-tre punë brenda profilit të tyre. Një punë që bie ndesh me impenjimin që ka, sigurisht që është e papranueshme”, është shprehur Fevziu.

Por kësaj deklarate kolegia e tij, Mira Kazhani, i është kundërpërgjigjur ashpër. Ajo e akuzon drejtuesin e emisionit “Opinion” për korrupsion dhe lidhje me oligarkët.

“Këto ditë pandemie me dy gjëra janë argëtuar shqiptarët: Rroga ime si punë e dytë shteti dhe vila 5 milionë euro e Fevziut ku ai poston në Instagram luksin e tij. Me rrogën time mund të shtysh muajin, por me miliardat e Fevziut gjithë jetën e tij në shërbim të pushtetit, politikanë e oligarkë, shqiptarët mund të shikojnë atë çfarë është vërtet korrupsioni në shtypin shqiptar”, shkruan ndër të tjera Kazhani.

Gazetarja Kazhani u gjend në qendër të kritikave pas publikimit të dokumentave që tregonin se ajo ishte e punësuar pranë Ujësjellës-Kanalizime Tiranë. Vetë gazetarja deklaroi se nuk kishte shkelur asnjë ligj por ishte paguar për punën e bërë, ndërkohë që pas komenteve kritike vendosi të jepte dorëheqjen. E punësuar në drejtorinë e bashkisë së Tiranës ka qenë e punësuar edhe Bieta Sulo, drejtuese e emisionit “Ftesë në 5” në Top Channel.

Lexo edhe :  Shokojnë shifrat/ Ja sa njerëz kanë humbur jetën në rrugët e migrimit gjatë një dekade

Të fundit

“U largova nga futbolli pasi nuk e njihja më”,Klose: Të rinjtë e kanë mendjen tek makinat

Miroslav Klose është një nga ata që ka shkruar historinë me fanellën e kombëtares së Gjermanisë, por edhe Bayern...

Shtatzënia përshpejton plakjen, por ja çfarë ndhodh pas lindjes

Ndryshimet e thella fizike, hormonale dhe kimike që lidhen me shtatzëninë mund të bëjnë që ora e plakjes të kthehet më shpejt, duke i dhënë moshës biologjike të...

“Eglën e njoh shumë mirë…”/Hygerta Sako zbulon detaje për banoren jashtë shtëpisë së BBV

ot e ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë gazetarja Hygerta Sako, për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për...

Aktiviteti elektoral i presidentit Biden me ish-presidentët Obama e Clinton,shënon rekord

Shuma e dhurimeve është një demonstrim i mbështetjes së demokratëve për presidentin Biden në një periudhë kur anketimet vazhdojnë të tregojnë nivele të ulëta...

Ngacmimet nga interneti/ Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është qyteti i dytë pas Tiranës që ka raportimet më...

Lajme të tjera

Web TV