Në rrjetet sociale është duke qarkulluar një foto, ku tregohet se si një mësuese ndihet e shqetësuar nga nxënësi, në orarin e drekës, teksa ai i dërgon detyrat.
Në bisedën e dërguar në JOQ nxënësi i ka dërguar një foto mësueses me ushtrimin që ka zgjidhur, por përgjigja që ka marrë, nuk ka qenë fort e sjellshme.
“Ka mundësi të mos më shqetësosh në këtë orar dreke, në rregull…ik bezdis jot ëmë,”- i kthehet mësuesja. I lënduar, nxënësi i dërgon një zemër mësueses dhe i kërkon falje.
“Më fal zysh,”– shkruan ai në mesazh.