Samiti i Zagrebit/ Von der Leyen: Ballkani Perëndimor i përket BE-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen ka dhënë sugjerimet dhe rekomandimet pas samitit të Zagrebit.

Sipas saj, solidariteti dhe bashkëpunimi do e shërojë më shpejt shoqërinë nga koronavirusi.

Në një postim në “Twitter” Von der Leyen shkruan se ky samit tregoi se jemi më të fortë së bashku. Sipas saj Ballkani Perëndimor i përket BE-së dhe i bën thirrje qeverive të zbatojnë reformat dhe të garantojnë lirinë e mediave.


“Samiti i sotëm i Zagrebit BE-Ballkani Perëndimor ka treguar se ne jemi gjithmonë më të fortë së bashku. Ne do të ngrihemi më shpejt dhe ekonomitë dhe shoqëritë tona do të shërohen më shpejt nga koronavirusi me solidaritet dhe bashkëpunim.

Nuk ka dyshim, Ballkani Perëndimor i përket BE-së. Unë u bëj thirrje qeverive të tyre që të vazhdojnë të zbatojnë reformat, veçanërisht për sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe garantimin e lirisë së mediave”, shkruan Von der Leyen.

Të fundit

Investimet e huaja/ Rama projekton rritje me 4 miliardë dollarë

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar, e sheh dialogun mes qeverisë dhe...

Dosja “5 D”/ Korrupsion dhe shpërdorim detyre, SPAK  lëshon 9 masa sigurie

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dha detaje për arrestimin e 9 personave, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës nën...

Horoskopi për ditën e sotme, 29 Mars 2024

Dashi Mund të keni bërë shumë shpenzime në të kaluarën dhe tashmë mund t’ju duhet të përballeni me pasojat. Si rezultat, mund ta gjeni veten...

“U largova nga futbolli pasi nuk e njihja më”,Klose: Të rinjtë e kanë mendjen tek makinat

Miroslav Klose është një nga ata që ka shkruar historinë me fanellën e kombëtares së Gjermanisë, por edhe Bayern Munich. I tërhequr nga futbolli...

Lajme të tjera

Web TV