Covid-19/ Shtohet numri i personave të shëruarve në Kosovë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kosova regjistron deri më tani 860 raste të personave të prekur me Covid-19. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur gjatë ditës së djeshme, janë shëruar edhe 43 persona të tjerë, duke e çuar numrin total në 533. Ndërsa janë vetëm 4 raste të reja me koronavirus.

Nga 8 shkurti, e deri më sot janë kryer 9.085 persona të dyshuar me Covid-19.
Deri më tani, janë shënuar 26 raste vdekjeje, të cilët kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Njoftimi i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë :

KATËRDHJETË E TRE TË SHËRUAR DHE KATËR RASTE ME COVID-19!
Sot më 06 maj 2020 janë testuar gjithsej 324 mostra të marra nga Klinika Infektive, rastet nga terreni dhe në Shtëpinë e Përkujdesjes për të moshuar në Prishtinë.

Me SARS-CoV-2, janë diagnostikuar katër (4) raste. Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Prizrenit 2 raste (sipas vendbanimit: 1 rast Prizren, 1 rast Zhur), një 1 rast me vendbanim në Rahovec dhe një 1 rast Leposaviq.

Sot më 06 maj 2020, janë shëruar 43 pacientë. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 533 raste.

Nga data 08 shkurt deri më 06 maj 2020 janë testuar gjithsej 9.085 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2, prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 860 raste, me gjithsej 26 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 06 maj 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 3.788.005 raste të COVID-19 dhe 261.901 raste të vdekjes.

Lexo edhe :  “Dashuria” për UÇK/ Gazetarja polake mbledh fakte e dëshmi në Kosovë

 

Të fundit

Sherri në diskotekën në Palasë, lihen të lirë dy agresorët

Një sherr masiv ka ndodhur natën e shkuar në një diskotekë në Palasë, ku janë përfshirë dy persona. Lidhur me...

“Nuk dua të ta jap librin”. Shkrimtarja Mimoza Ahmeti lë pa fjalë Egla Cenon

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ishte e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”. Intervista nisi me një moment të sikletshëm për Egla Cenon, e cila...

U “kap mat” në koncert, CEO i Astronomer jep dorëheqjen

Andy Byron ka dhënë dorëheqjen si Drejtor Ekzekutiv i kompanisë së inteligjencës artificiale Astronomer, disa ditë pasi iu zbulua lidhja e tij jashtëmartesore me...

Renis Dobra, kur jeta e njeriut kushton 10 mijë euro

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 8 korrikut, ku 23-vjeçari Renis Dobra u rrëmbye dhe më pas u...

“Erion Veliaj financon Arlind Qorin”. Gazetari përplaset me aktivistin e Lëvizjes Bashkë

Një përplasje e fortë verbale ka ndodhur mbrëmjen e të shtunës në Euronews Albania, mes gazetarit Flavio Qarri dhe përfaqësuesit të Lëvizjes Bashkë, Klodian...

Lajme të tjera

Web TV