Tre persona janë bllokuar brenda në pus teksa ishin duke e pastruar, në fshatin Dyshnik në Berat.
Dyshimet e para janë se tre personat që janë bllokuar kanë ndeshur në gaz, dhe nuk dihet ende gjendja e tyre.
Aktualisht në vendngjarje kanë mbërritur disa ambulanca dhe makina policie, ndërkohë që është duke u punuar për t’i nxjerrë që aty.
Identitetet dhe gjendja e tyre shëndetësore nuk dihet ende.
Vijon…