Covid-19/ Procedohen penalisht 7 persona, protestuan para sheshit “Skënderbej”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

7 persona, mes tyre edhe ambientalistin Sazan Guri që kanë protestuar ditën e djeshme në mënyrë të paligjshme përpara sheshit “Skëndebej” janë proceduar penalisht.

Policia bën me dije se personat në fjalë janë proceduar në gjendje të lirë, pasi kanë protestuar në mënyrë të paligjshme, pa lejen e organeve kompetetente, duke prishur rendin dhe qetësinë publike, aq më tepër në situatë të jashtëzakonshme në kohë pandemie, ku ndalohen me ligj grumbullimet apo tubimet.

Mbi ta rëndojnë veprat penale “Prishja e rendit dhe qetësisë publike” dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në tubime të paligjshme”.

Njoftimi i policisë:

Organizuan protestë të paligjshme, procedohen penalisht 7 persona, ndërmjet tyre edhe 3 organizatorët e tubimit.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3, në përfundim të veprimeve të kryera në lidhje me protestën e paligjshme të zhvilluar në sheshin “Skënderbej”, proceduan penalisht në gjendje të lirë 7 shtetas.

Procedimi ndaj tyre nisi pasi në datë 7 maj 2020, rreth orës 11:30, te sheshi “Skënderbej” kanë protestuar në mënyrë të paligjshme, pa lejen e organeve kompetetente, duke prishur rendin dhe qetësinë publike, aq më tepër në situtatë të jashtëzakonshme në kohë pandemie, ku ndalohen me ligj grumbullimet apo tubimet.

Shtetasit Z.I., K.B. dhe S.G., në rolin e organizatorëve të protestës, më herët kanë bërë thirrje në rrjete sociale për protesta e tubime.

Në vijim të veprimeve janë siguruar pamjet filmike dhe fotografike, si dhe është bërë këqyrja e rrjeteve sociale, pasi nga këta shtetas (organizatorët) bëhen thirrje për protesta dhe tubime.

Nga ana e shërbimeve të Policisë janë vendosur masa administrative/gjoba, pasi asnjëri prej tyre nuk ka patur autorizim për të dalë, bazuar në nenin 3 të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020.

Lexo edhe :  Duhet plan i zgjuar gjithëpërfshirës për reduktimin e pabarazisë dhe uljen e inflacionit

Po punohet për masat plotësuese sipas Aktit Normativ, si dhe për shoqërimin e personave të tjerë që kanë marrë pjesë në protestë, pasi janë fotografuar dhe identifikuar nga ana e Policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë në ngarkim të organizatorëve, për veprat penale “Prishja e rendit dhe qetësisë publike” dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në tubime të paligjshme”.

Policia e Shtetit apelon për respektim në maksimum të masave kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19./Fjala.al/


Të fundit

Duhet plan i zgjuar gjithëpërfshirës për reduktimin e pabarazisë dhe uljen e inflacionit

Nga Eduart Gjokutaj Një gjetje kryesore e përmendur si politika gjithëpërfshirëse më e mirë për të reduktuar pabarazinë në të...

NATO ‘izolon’ kufirin me 2 avionët luftarakë pas shpërthimeve në Nord Stream

Të fshehur nën e aeroportit të Bornholm qëndrojnë dy avionë luftarakë F-16 dhe jo pa arsye. Avionët shërbejnë si mburoja e NATO-s në Detin...

Nord Stream/ Gazetari: Rusia pret tubacionet nënujore të Britanisë

Një prezantues i televizionit shtetëror rus ka kërcënuar se do të sabotohen kabllot dhe tubacionet kryesore britanike nënujore vetëm disa ditë pas shpërthimeve në...

DASH: Marrëveshja e Serbisë me Rusinë është e gabuar  

Departamenti Amerikan i Shtetit reagoi pas vendimit të Serbisë për të njehsuar politikën e jashtme me Rusinë, duke e cilësuar këtë vendim si thjesht...

Meta: Ndërtimet pa leje nuk janë të rastësishme

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur i prerë në raport me kryeministrin Edi Rama duke thënë se nuk do të ketë...

Lajme të tjera

Web TV