Një grua me aftësi të kufizuara, e cila u varros e gjallë nga djali i saj, ka mbijetuar mrekullisht pas 3 ditëve nën dhe. Policia nxori nga varri 79-vjeçaren, e cila qëndroi 3 ditë pa bukë e ujë. Ngjarja ka ndodhur në rajonin e Jingbian, të provincës Shaanxi, në Kinën veri-perëndimore.
Autoritetet u njohën me rastin nga telefonata e bërë nga gruaja e djalit të së moshuarës raporton Daily Mail.
Në videon e publikuar, shikohen forcat e policisë teksa po përpiqen të nxjerrin nga varri të moshuarën 79-vjeçare.
Gruaja aktualisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa nuk dihen ende arsyet që e çuan djalin, të identifikuar me mbiemrin e tij Ma, të kryente këtë akt makabër. Ai është arrestuar nga policia dhe akuzohet për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”./Fjala.al/