Një tjetër test dyshohet se ka rezultuar pozitive me virusin vdekjeprurës COVID-19 në Fier.
Mësohet se rasti që dyshohet se ka kontraktuar koronavirusin është një farmacist.
Ditën e djeshme në Fier rezultuan pozitivë me COVID-19 një grua shtatzënë dhe djali i saj dy vjeçar, ndërsa aktualisht numri i të infektuarve në Fier llogaritet në 40.
Numri i personave të prekur me koronavirus në vend deri më tani ka shkuar në 842, nga këta 605 janë shëruar dhe 31 persona kanë ndërruar jetë.