Kamber Hoxha dhe nipi i tij Neim Hoxha , dy prej viktimave që u bllokuan të enjte në një pus janë përcjellë sot për në banesën e fundit.
Në fshatin Dyshnik të Beratit , funerali i viktimave u bë pa ndërmarrë asnjë masë sigurie ku përveç familjarëve morën pjesë miq dhe të njohur të tjerë.
Efektivë të Drejtorisë Vendore të Policisë kanë qenë të pranishëm gjatë funeralit por as kjo nuk i ka ndaluar të afërmit, miqtë dhe bashkëfshatarët përcjellin viktimat për në banesën e fundit.
Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e së enjtes pasi 77-vjeçari Kamber Hoxha ishte futur në pusin pranë shtëpisë për ta pastruar atë por ka ngecur brenda tij. Në ndihmë të të moshuarit shkuan dy nipërit Neim Hoxha dhe Gentjan Golashi ku edhe këta të fundit në përpjekje për ta nxjerrë u asfiksuan dhe nuk mundën të dalin dot nga pusi.
Mëngjesin e sotëm u krye edhe funerali i Gentjan Golashit në varrezat e Burdulliasit në Berat./l.m/Fjala