Çfarë po ndodh? Një sëmundje e rrallë prek disa fëmijë me COVID-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një pesë vjeçar vdiq në Nju Jork nga një sëmundje e rrallë që po haset tek disa fëmijë, që shkakton dëmtimin e enëve të gjakut dhe besohet të ketë lidhje me koronavirusin. Është një rrezik i ri i mundshëm për fëmijët në këtë situatë pandemie. Një fëmijë tjetër shtatë vjeçar gjithashtu vdiq në Nju Jork, por autoritetet spitalore thonë se është herët të arrihet në përfundimin se shkaku ishte koronavirusi. Njoftimin për pesëvjeçarin nga sëmundja e rrallë e quajtur Kavasaki, e dha Guvernatori Andreë Cuomo të premten në konferencën e përditshme për shtyp.

Zoti Cuomo tha se zyrtarët e shëndetësisë po ndiqnin 73 raste të ngjashme në gjithë shtetin e Nju Jorkut, ku fëmijët me COVID-19 po shfaqnin simptoma të sëmundjes Kavasaki, një sëmundje e rrallë.

“Megjithëse rrallë, po shohim disa raste kur fëmijët e sëmurë me COVID, mund të preken nga sëmundja Kavasaki që shkakton acarimin e enëve të gjakut”, tha ai.

Dhjetra fëmijë amerikanë janë shtruar në spital me këtë pezmatim serioz që është hasur për here të parë në Evropë, përfshirë një foshnjë gjashtë muajshe në Kaliforni.

Temperatura, dhimbjet e barkut dhe acarimi i lëkurës, janë simptoma të zakonshme, ndërsa disa fëmijë në Nju Jork kanë pasur miokardit, një gjendje e rrezikshme e zemrës, që kërkon trajtim intensiv. Shumë prej tyre kishin ose kishin kaluar koronavirus.

“Po shohim fëmijë që kanë pasur temperaturë për tre-katër ditë. Me kruarje, acarim të lëkurës në gjithë trupin, ose në pëllëmbët e duarve dhe shputat e këmbëve, diçka e pazakontë”, thotë Dr. Steven Kernie, i Spitalit të Fëmijëve, Morgan Stanley në Nju Jork.

Organizata mjekësore në Britani, Itali dhe Spanjë paralajmëruan mjekët muajin e kaluar për këtë sëmundje.

Lexo edhe :  Paralajmërojnë ekspertët/ Po vjen “cunami” global i pacientëve të moshuar me kancer

Disa doktorë thonë se rastet e Nju Jorkut i shtojnë gjasat se sindroma është një komplikim i rrallë i COVID-19, megjithëse ende nuk është provuar.

“Po shohim që në disa raste, edhe pse të rralla, disa fëmijë kanë një reagim më të fortë, tepër acarues për zemrën”, thotë Dr. Adriana Tremoulet, mjeke në spitalin e fëmijëve, Rady në San Diego dhe nëndrejtore e Qendrës për Studimin e Kavasakit në Universitetin e Kalifornisë.

Rreth 3 mijë fëmijë amerikanë diagnostikohen me sëmundjen Kavasaki çdo vit, kryesisht nën 6 vjeç dhe djem. KJo sëmundje është diagnostikuar për herë të parë në fëmijët japonezë.

Fundjavën e kaluar, studiues, mjekë dhe zyrtarë shëndetësie amerikanë dhe ndërkombëtarë, diskutuan javën e kaluar dhe arritën në përfundimin se fëmijët e prekur duhet të trajtohen në spitale ku kujdesi intensiv është në dispozicion, pasi gjendja e disa fëmijëve keqësohet me shumë shpejtësi.

Megjithatë mjekët ende besojnë se shumë fëmijë me COVID-19 do të kenë vetëm një rast të lehtë./VOA

Të fundit

Tmerrohen banorët e Freskut në Tiranë, helikopteri u hedh një lëndë të paidentifikuar

Pasditen e sotme në zonën e Freskut në Tiranë, banorët e zonës janë alarmuar nga një ndodhi aspak e...

Berisha: Zhvillimi për çështjen “McGonigal”, detyroi Ramën të bënte draftin për Kosovën

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se drafti që kreu i qeverisë Edi Rama prezantoi sot për Kosovën është i hartuar në Serbi. Gjatë një interviste në...

VIDEO/ Benzema prezantohet në mënyrë spektakolare tek Al-Ittihad mes 60 mijë tifozëve

Pamjet e para të Karim Benzemas me fanellën e Al-Ittihad janë mbresëlënese. Sulmuesi francez u prezantua para tifozëve në fushë në “King Abdullah Sports...

Rubini më i madh dhe më i vlefshëm ndonjëherë shitet në ankand, ja sa kushtoi ai

Një rubin 55,22 karatësh është bërë guri më e madh dhe më i vlefshëm i këtij lloji që është shitur ndonjëherë në ankand, duke...

Analiza e VOA: Mike Pence sfidon Trump për të qenë kandidat i republikanëve

Këtë javë disa republikanë kanë shpallur kandidaturën për president në përpjekje për të penguar ish-Presidentin Donald Trump që të marrë emërimin e Partisë Republikane...

Lajme të tjera

Web TV