Julia Roberts padyshim di të sfidojë vitet dhe të duket gjithnjë në formë dhe e freskët. Këtë, aktorja 52-vjecare e ka treguar edhe teksa shfaqet ngjitur me një foto të vetes nga filmi i vitit 1990, “Pretty Woman”. Në atë kohë, aktorja ishte vetëm 23 vjeç.
Foton, Julia e ka marrë dhuratë nga Ard Gelinck, mjeshtër i programit Photoshop Wizard. Të njëjtën dhuratë, Ard ja ka bërë edhe aktorëve Tom Hanks, Harrison Ford, këngëtares Pink dhe mbi 200 personaliteteve të tjerë, për t’i treguar vitet e kaluara dhe personit që ende mbetet. E vetmja gjë që ndryshon tek aktorja me origjinë nga Gjeorgjia janë flokët, tashmë të verdhë.
“Pretty Woman” është një filmat klasikë më të adhuruar të Hollivudit, edhe sot 30 vjet pas premierës. Çdo vit në mbrëmjen e Met Gala nuk mungon një foto mes Julia Roberts dhe Richard Gere, që bashkë kanë shijuar jo vetëm suksesin e Pretty Woman por edhe të shumë bashkëpunimeve të tjera si “Runaway Bride”./Fjala.al/