Protesta ndaj izolimit/ Avokati i Popullit: Policia të mos ushtrojë dhunë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas dhunës së ushtruar ditën e sotme ndaj protestuesve në Sheshin “Skënderbej”, Avokati i Popullit i ka bërë thirrje Policisë mos reagojë ekstremisht.

Sipas tij janë 12 të shoqëruar, 7 nga të cilët po procedohen në gjendje të lirë.

Ndërsa sipas Avokatit të Popullit qytetarët kanë të drejtë të ushtrojnë çdo formë të ligjshme të shprehjes së vullnetit përfshi protestën.

Njoftimi nga Avokati i popullit:

Institucioni I Avokatit të Popullit ka mësuar me shqetësim rreth zhvillimeve të ditës së sotme në Sheshin Skënderbej në Tiranë, ku një grup qytetarësh protestues janë përballur me forcat e Policisë së Shtetit.

Edhe pse Avokati I Popullit nuk ishte njoftuar dhe as thirrur për ta monitoruar këtë protestë, raportimet në media për zhvillimet të cilat kanë precipituar deri në përplasje të dhunshme të Policisë me qytetarët, nuk mund ta lënë indiferent institucionin më të madh të mbrojtjes së të drejtave të njeriut në vendin tonë.

Gjatë gjithë periudhës së ndërmarrjes së masave të jashtëzakonshme me rastin e luftës kundër pandemisë globale të Covid-19, institucioni I Avokatit të Popullit ashtu si edhe institucionet më të mëdha ndërkombëtare ka bërë thirrje që autoritetet shtetërore të kenë kujdes për të kufizuar me proporcionalitet të drejtat civile të cilat preken gjatë masave të jashtëzakonshme.

Në lidhje me ngjarjen në fjalë, Institucioni i Avokatit të Popullit ka nisur me iniciativë hetimin e rastit ndërkohë që 7 nga 12 personat e shoqëruar po procedohen në gjendje të lirë.

Gjithashtu, Avokati i Popullit ka nisur shqyrtimin edhe për rastin e dy të shoqëruarve Sazan Guri dhe Klajdi Bello.

Institucioni i Avokatit të Popullit gjen rastin t’u bëjë thirrje qytetarëve të respektojnë me durim dhe vetëpërmbajtje të gjithë rregullat e protokollit për kufizimin e përhapjes së COVID-19, duke zvogëluar në këtë mënyrë mundësinë e transmetimit të këtij infeksioni të rrezikshëm.

Lexo edhe :  Nuk kërkon asnjë diplomë/ Ky është profesioni i ri që do “të lindë” ligjërisht në 2024-n

Megjithatë, Avokati i Popullit fuqimisht u bën thirrje autoriteteve shtetërore, gjegjësisht strukturave të Policisë së Shtetit që të evitojnë reagimet ekstreme, të ruajnë proporcionalitetin dhe të marrin në konsideratë me respekt çdo formë të ligjshme të shprehjes së vullnetit të qytetarëve duke përfshirë edhe të drejtën e shprehjes së opinioneve të tyre apo të drejtës për të protestuar apo manifestuar pakënaqësitë e tyre./Fjala.al/

Të fundit

Vidhnin nëpër vila ora luksoze, stoli e shufra ari, në pranga 5 shqiptarë

Policia ka arrestuar në Itali 5 shqiptarë, 1 maqedonas dhe 2 italianë, të cilët vidhin nëpër vila dhe aparta,ente,...

Dentisti i vë këllëf mbi infeksion pa bërë grafi, pacientja detyrohet të heqë dhëmballën

Emisioni Stop në Tv Klan ka marrë denoncim nga një qytetare për klinikën dentare “Risus” në Tiranë dhe çiftin e stomatologëve Enerjeta dhe Julian...

Policia greke operacion në kufirin me Shqipërinë, arrestohen 18 emigrantë të paligjshëm

Autoritetet greke kanë ndërmarrë një operacion në kufirin greko-shqiptar. Operacioni po zhvillohet në Kostur dhe bëhet fjale për transport emigrantësh të paligjshëm. Kanë qenë autoritetet...

Altin Dumani nuk duket i frikësuar dhe ky është lajm i mirë

Nga Mero Baze Drejtuesi i SPAK Altin Dumani ka folur para një grupi gazetarësh, duke ju dhënë përgjigje gjtihë pyetjeve për çështjet që ka nën...

Lëngjet më të mira natyrale kundër dhimbjeve të fytit dhe virozave të stinës

Me ardhjen e muajve më të ftohtë të vitit, kolla, ftohjet dhe dhimbjet e fytit janë një rrezik që po afron. Ka disa mënyra natyrale...

Lajme të tjera

Web TV