PSG kërkon të mbajë Icardin, por vetëm nëse plotësohet një nga këto kushte

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Klubi i Paris Saint-Germain ka vendosur që t’i kërkojë skuadrës së Interit që të zgjasë huazimin e sulmuesit Mauro Icardi, ose të ulë çmimin e kartonit të tij nga 70 milionë në rreth 50 milionë euro.

Argjentinasi ka zhvilluar një sezon pozitiv në Paris, duke shënuar 20 gola dhe duke siguruar katër asistime në 31 ndeshje.

Momentalisht ai është në huazim me një mundësi blerjeje prej 70 milionë euro dhe raportohet se PSG dëshiron të negociojë ndryshime në këtë situatë.

Gazeta franceze L’Equipe raporton se  ideja është ose të zgjasë huazimin e lojtarit për një sezon tjetër, ose të kërkojë uljen e çmimit të kartonit të tij që ta blejë.

Kampionët e Ligue 1, të shpallur pas anulimit të vazhdimësisë së kampionatit  për shkak të Covid-19, kanë paguar 13 milionë euro për huazimin një-sezonal, kështu që në teori do të paguanin deri në 67 milionë euro nëse do të përsëritej huazimi.

Ndërsa, Interi dëshiron të përfitojë shumë nga 27-vjeçari, i cili nuk është pjesë e planeve të trajnerit Antonio Conte./Fjala.al/

Të fundit

Çfarë ndodhi? Paditet ish-presidenti i njohur, dyshohet se…

Prokurorët në Kolumbi ngritën sot formalisht akuzat ndaj ish-presidentit te djathtë Alvaro Uribe për rryshfet ndaj dëshmitarëve dhe mashtrim...

Plas debati i ashpër mes Robertit dhe Albanos: Do t’a zbulosh sa burrë jam?

Robert Aliaj, pas hyrjes së tij në fermë ka krijuar debate me fermerët, një prej të cilëve është edhe Albano Bogdo. “Përplasjet” e tyre kanë...

Votoi rezolutën e Srebrenicës, Vuçiç reagon ashpër: Maqedonia e Veriut më goditi fort

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se e kishte të vështirë të duronte faktin që Maqedonia votoi për rezolutën e Kombeve të Bashkuara për shpalljen...

Bëni gati shamitë, finalistët e ‘BBV’ do takohen sonte me këto persona

Surprizat për banorët finalistë të ‘Big Brother VIP Albania 3’ do të na bëjnë të lotojmë. Themi këtë, pasi burime për ‘Iconstyle’ bëjnë të...

Putin: Rusia duhet të jetë gjithmonë një hap përpara armikut

Rusia duhet të jetë gjithmonë një hap përpara armikut për të garantuar fitoren, tha këtë të shtunë presidenti rus Vladimir Putin, duke hapur një...

Lajme të tjera

Web TV