Bill Gates: E paralajmërova Trumpin për pandeminë që në dhjetor të 2016-ës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në dhjetor të 2016-s, Bill Gates paralajmëroi Presidentin Donald Trump në lidhje me kërcënimin që i paraqiten SHBA nga pandemitë, raportoi të hënën ‘Wall Street Journal’.

Gjatë një takimi në ‘Trump Tower’ me të zgjedhurin të propozuarit e atëhershëm për president, Gates diskutoi mbi rreziqet e sëmundjeve infektive dhe i kërkoi Trump që të përgatiste vendin – këshilla që ai personalisht u dha kandidatëve të tjerë presidencialë të vitit 2016, gjithashtu, sipas ‘Wall Street Journal’.

Fushata e Gates për më shumë investime në shëndetin publik nuk ishte e re as për atë pikë. Në një bisedë për TED në 2015, Gates tha që viruset paraqesin “rrezikun më të madh të katastrofës globale” në raport me kërcënimet e tjera.

“Nëse ndonjë gjë vret mbi 10 milion njerëz gjatë dekadave të ardhshme, ka shumë të ngjarë të jetë një virus shumë infektues sesa një luftë. Jo raketa, por mikrobe”, tha Gates në bisedë, duke shtuar se “vendet kanë shpenzuar sasi masive të parave mbi shmangien e luftës bërthamore por asgjë për “sistemet për të ndaluar epidemitë”.

Gates i tha The ‘Wall Street Journal’: “Unë dëshiroj që të kisha bërë më shumë për t’i kushtuar vëmendje rrezikut”.

Gates, ka angazhuar më shumë se 300 milion dollarë fonde për të ardhur në ndihmë gjatë pandemisë së Covid-19.

Gates nuk ishte i vetëm në frikën e tij për sëmundjet infektive – zyrtarët e shëndetit publik, komuniteti i inteligjencës amerikane dhe zyrtarët nga administrata që janë larguar-Obama-, janë përpjekur të gjithë t’i kushtojnë vëmendje kërcënimit.

Trump është përballur me kritika të ashpra për hapat që ai ndërmori para pandemisë koronavirusit, përfshirë programet qeveritare përgjegjëse për zbulimin dhe përgjigjen ndaj epidemive dhe injorimin e paralajmërimeve të shumta për një shpërthim të mundshëm, si dhe për të minimizuar publikisht kërcënimin e paraqitur nga COVID-19 edhe pasi ajo ishte përhapur gjerësisht në SH.B.A. .

Lexo edhe :  Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

SHBA-të janë bërë qendra e pandemisë, me më shumë se 1.3 milion raste të konfirmuara pozitive dhe gati 80,000 vdekje./Burimi: Business Insider

Të fundit

Horoskopi për ditën e sotme, 29 Mars 2024

Dashi Mund të keni bërë shumë shpenzime në të kaluarën dhe tashmë mund t’ju duhet të përballeni me pasojat. Si rezultat, mund ta gjeni veten...

“U largova nga futbolli pasi nuk e njihja më”,Klose: Të rinjtë e kanë mendjen tek makinat

Miroslav Klose është një nga ata që ka shkruar historinë me fanellën e kombëtares së Gjermanisë, por edhe Bayern Munich. I tërhequr nga futbolli...

Shtatzënia përshpejton plakjen, por ja çfarë ndhodh pas lindjes

Ndryshimet e thella fizike, hormonale dhe kimike që lidhen me shtatzëninë mund të bëjnë që ora e plakjes të kthehet më shpejt, duke i dhënë moshës biologjike të...

“Eglën e njoh shumë mirë…”/Hygerta Sako zbulon detaje për banoren jashtë shtëpisë së BBV

ot e ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë gazetarja Hygerta Sako, për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për...

Lajme të tjera

Web TV