E rëndë/ Vdesin 19 vetë dhe plagosen 15 të tjerë në një aksident detar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

19 detarë kanë humbur jetët, ndërsa 15 të tjerë janë plagosur në një aksident ku u përfshinë anijet detare iraniane në Gjirin e Omanit, ka njoftuar mediat marina e Iranit.

Bëhet me dije se anija mbështetëse “Konarak” u godit nga një raketë e re anti-anije që u testua nga fregata “Jamaran” në një stërvitje të dielën.

Nga marina u bë me dije se anija ishte tërhequr në bregdet dhe se kishte filluar një hetim, ndërsa aksidenti ndodhi pranë ngushticës së Hormuzit, një rrugë ujore kjo e rëndësishme strategjike përmes së cilës kalon rreth një e pesta e naftës në botë.

“Të dielën në mbrëmje … gjatë ushtrimeve detare të kryera nga një numër i anijeve të forcave detare në ujërat e Jask dhe Chabahar, një aksident ka ndodhur duke përfshirë anijen e ndihmës së lehtë “Konarak”, duke shkaktuar martirizimin e një numri të anëtarëve të guximshëm të forcave të marinës”, deklaroi marina gjatë ditës së sotme raporton BBC.

Ndërsa më tej shtohet se Konarak ishte dërguar në një port për “inspektim teknik”, por nuk përmendi rrethanat e aksidentit./Fjala.al/

Të fundit

VIDEO/ Flamuri i PD-së “hyn” me dron në shtëpinë e BBV, mesazh për Luizin

Luiz Ejlli, i konsideruar si ‘luani’ i këtij edicioni të Big Brother VIP, siç duket do të jetë edhe...

VIDEO / Plas sherri mes vajzave në emision: Kujdes me mu se t’i thej gishtat!

Gisela dhe Briki janë dy nga konkurrentet në emisionin “Përputhen”, ku djem dhe vajza mblidhen për të gjetur shpirtin binjak. Megjithatë, jo gjithmonë dashuria triumfon,...

“Plani i fshehtë për arrestimin e Dakos”/ Ish-drejtuesi i policisë tregon skemën

Ish-drejtuesi i policisë Arben Hajdarrmataj tha në emisionin Now në Euronews Albania se në kohën kur Fatmir Xhafaj ishte ministër i Brendshëm ishte përgatitur...

Para pak muajsh mundi kancerin/ Ndahet nga jeta në mënyrë të papritur aktorja meksikane

Rebecca Jones, aktorja e njohur meksikane, ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare herët në mëngjesin e sotëm. E njohur për rolin e saj si antagoniste në...

Shkolla e Policisë “përjashton” ekselentët/ S’lejohen ata mbi 30 vjeç apo që mbajnë syze

Në muajin shkurt 2023, Policia e Shtetit, njoftoi se janë hapur 300 vende vakante për punonjës policie. Kandidatët duhet të paraqiteshin deri më 15...

Lajme të tjera

Web TV