Flota e re e Policisë së Shtetit/ Rama: Vite më parë kjo ishte e paimagjinueshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar ditën e sotme 196 automjetet e reja që i janë shtuar flotës së Policisë së Shtetit.

Rama është shoqëruar nga ministri Brendshëm, Sandër Lleshaj, Drejtor i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca.

Me kontributin e qeverisë dhe BE-së, Policia e Shtetit është pajisur me 196 automjete të reja, nga të cilat 49 janë xhipa dhe 96 mikrobusa me fletë çeliku.

Në fjalën e tij, Rama tha se ky është një kontribut i veçantë i BE-së dhe se Policia e Shtetit do të ketë edhe kapacitete teknologjike dixhitale si dhe drone të fjalës së fundit.

”Shumë faleminderit për bashkëpunimin. Ky kontribut i përbashkët, ku padiskutim kontributi i BE është i konsiderueshëm veç kontributit të qeverisë. Ne po e transformojmë rrënjësisht Policinë dhe vendin.

Disa vite më parë ishte e paimagjinueshme. Policia e shteti ishte në gjendje të mjerë. Flota motorike e Policisë ishte qesharake. Sot ne ju japim të gjithë punonjësve fuqi motorike. Një flotë të tërë mjetesh që do të mundësojnë kushte optimale për operacione speciale dhe të rrezikshme. Nuk mbaron këtu. Ne duam të shkojmë më tutje. Duam të rrisim kapacitetet teknologjike e dixhitale. Mjete më të sofistikuara, drona të fjalës së fundit. ”- tha Rama.

Gjatë ceremonisë së dhurimit të 196 makinave të reja për Policinë e Shtetit, Lleshaj ka shprehur falenderime për Bashkimin Evropian duke shtuar se këto mjete do të rrisin eficencën e policisë.

“Do shpërndahen sipas një plani të përcaktuar nga drejtori i policisë. Policia kriminale, FNSH, RENEA, do të rinovojmë flotën. Kjo rrit eficencën e policisë. Meriton falënderim të madh BE dhe gjithë ata që janë angazhuar për këtë projekt”, tha Lleshaj./Fjala.al

 

Të fundit

Ecja këmbëzbathur, kufiri i mirëqenies që ndihmon zemrën, mendjen, muskujt dhe nyjet

Me siguri keni dëgjuar tashmë për të: të ecësh këmbëzbathur do të thotë të ecësh pa këpucë, zbathur, por...

Historia/ Pompei anglez i epokës së bronzit, ku gjithçka është “ngrirë” në kohë

Must Farm është një Pompei në miniaturë. Këtë ka për të thënë një fshat i përpirë nga zjarri, i cili ka ruajtur të paprekura...

Mos i besoni më këto mite lidhur me prerjen e flokëve

Prerja e flokëve gjatë hënës së plotë do të bëjë që flokët tuaj të rriten më shpejt. Mit apo realitet? A janë disa stinë...

Jeta e hyjnores Eleonora Duse, e adhuruar nga të gjithë, por e poshtëruar në dashuri

Eleonora Duse, aktorja më e vlerësuar e teatrit ndonjëherë, nga kritika dhe publiku, vdiq e vetme në një dhomë hoteli në Shtetet e Bashkuara,...

A flisni një gjuhë ‘të madhe’ globale? Ja çfarë mund t’ju mësojë gjuha ime e vogël

Unë jam një nga 2.5 milionë përdoruesit e sllovenishtes - dhe anglisht dhe gjermanisht folësit do të bënin mirë të ishin kurioz për ne Ana...

Lajme të tjera

Web TV